Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Pothuajse gjashtë në dhjetë votues në Suedi nuk besojnë se kryetarja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, do të arrijë të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Parlament për të formuar një qeveri të re. Këto janë rezultatet e një sondazhi të realizuar nga kompania Ipsos, me porosi të gazetës suedeze Dagens Nyheter.
Sipas sondazhit, vetëm një e treta e votuesve besojnë se Andersson do të arrijë të formojë qeverinë, ndërsa pjesa tjetër nuk janë të sigurt.
“Ata që besojnë se ajo nuk do t’ia dalë të formojë një qeveri janë pothuajse dy herë më shumë se ata që mendojnë të kundërtën“, tha për gazetën analisti i opinionit publik, Nicklas Källebring.
Ndryshe nga pjesa më e madhe e votuesve, mbështetësit e Socialdemokratëve (S), Partisë së Majtë (V) dhe Partisë së Gjelbër (MP) janë më optimistë. Rreth gjashtë në dhjetë votues të këtyre tri partive besojnë se Magdalena Andersson do të arrijë t’i përfundojë me sukses negociatat dhe të sigurojë mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë.
Si u realizua sondazhi?
Në sondazhin e Ipsos u përfshinë gjithsej 1 494 votues. Intervistat u zhvilluan nga 13 deri më 25 tetor.
Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 581 persona morën pjesë në intervista digjitale, ndërsa 913 të tjerë plotësuan pyetësorë përmes internetit.
Një nga pyetjet kryesore të sondazhit ishte: “A besoni se Magdalena Andersson do të arrijë të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme në Parlament për të formuar një qeveri?“
Burimi: DN
Link: https://www.dn.se/sverige/majoritet-av-valjarna-tror-att-andersson-misslyckas/
Written by: admin