Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Dimri ka nisur të ndihet në disa zona të Suedisë, ndërsa reshjet e para të borës kanë mbërritur tashmë në pjesë të maleve suedeze. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë kësaj jave një zonë me presion të ulët do të vijë nga perëndimi, duke sjellë mot të paqëndrueshëm, me erëra të forta, shi dhe reshje bore.
Meteorologët bëjnë të ditur se ende nuk është e qartë se deri ku do të shtrihet vala e të ftohtit. Megjithatë, ekziston mundësia që temperaturat e ulëta të përhapen edhe më në jug të vendit.
Meteorologia e televizionit suedez TV4, Madeleine Westin, paralajmëron se në fund të javës mund të ketë reshje dëbore edhe në pjesën qendrore të Suedisë.
“Nuk është aspak e pamundur që Suedia Qendrore të ketë reshje bore nga fundi i javës”, është shprehur Madeleine Westin.
Sipas saj, zhvillimi i motit mbetet ende i pasigurt, por mundësia e reshjeve të borës në ditët e fundit të javës nuk përjashtohet.
Burimi: SMHI/TV4
Link: https://www.tv4.se/artikel/6eFx4nAFiZKyHiNHlmbnl3/vintern-pa-vaeg-soederut-da-vaentas-snoe-i-mellersta-sverige
https://www.smhi.se
Written by: admin