Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryeministri në detyrë i Suedisë dhe kreu i Partisë së Moderatëve (M), Ulf Kristersson, ka reaguar përmes një deklarate në rrjetet sociale lidhur me procesin e formimit të qeverisë së re.
Kristersson bën të ditur se gjatë konsultimeve të tij për formimin e qeverisë ka zhvilluar bisedime konstruktive për krijimin e një qeverie të përbërë nga katër parti: Moderatët (M), Partia e Qendrës (C), Kristian Demokratët (KD) dhe Liberalët (L).
Megjithatë, ai ka kritikuar ashpër Socialdemokratët (S), duke i akuzuar për përdorimin e një gjuhe të ashpër dhe për rritjen e tensioneve politike.
“Së fundmi po dëgjojmë fjalë shumë të ashpra, një nivel të lartë konflikti dhe deklarata shumë të rënda nga Socialdemokratët. Ata pretendojnë se një qeveri e djathtë e qendrës do të ishte jolegjitime, se nuk do të pasqyronte rezultatin e zgjedhjeve apo se një qeveri e tillë do të çonte në kërcënime ndaj gazetarëve”, shkruan Kristersson në deklaratën e tij.
Më tej, kreu i Moderatëve nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarëve politikë, duke thënë:
“Vetëm një parti që vepron nga emocionet dhe dëshpërimi mund të sillet në këtë mënyrë.”
Ndërkohë, kryetari i Parlamentit suedez (Talmanni) i ka dhënë Ulf Kristersson edhe një javë kohë për të vazhduar konsultimet dhe përpjekjet për formimin e qeverisë së re.
Kristersson duhet të paraqesë raportin për punën e tij më 17 nëntor, kur pritet të bëhet e qartë se çfarë përparimi është arritur në bisedimet për krijimin e një qeverie të përbërë nga Moderatët, Partia e Qendrës, Kristian Demokratët dhe Liberalët.
Link: https://www.instagram.com/p/DfkMluwEVpx/?vrfl=ZGoybmhwYXJyeW90
Written by: admin