Lajme

Komunitetet fetare do të hetohen pas zbulimeve të SVT-së për martesat me më shumë se një bashkëshorte

todayNovember 11, 2026 72

Background
share close

Tashmë autoritetet kanë reaguar ndaj zbulimeve të emisionit investigativ të televizionit suedez SVT, Uppdrag granskning, sipas të cilave disa xhami në Suedi ofrojnë ndihmë për lidhjen e martesave me më shumë se një bashkëshorte, ndonëse kjo është e paligjshme.

Autoriteti për Çështjet e të Rinjve dhe Shoqërisë Civile (MUCF) shkruan në një komunikatë për shtyp se disa prej bashkësive fetare që përmenden në programin e SVT-së i përkasin komuniteteve fetare që përfitojnë subvencione nga shteti.

Për të përfituar këto subvencione, organizatat duhet të përmbushin kërkesat e shtetit për demokracinë. Për këtë arsye, MUCF ka nisur një “kontroll të posaçëm” ndaj komuniteteve fetare në fjalë.

“Fondet shtetërore duhet t’u jepen vetëm organizatave që përmbushin kushtet e përcaktuara nga shteti”, deklaron drejtori i përgjithshëm i MUCF-së, Magnus Jägerskog, në komunikatën për shtyp.

Burimi: SVT/MUCF

Link: https://www.mucf.se/om-oss/pressmeddelanden/mucf-inleder-granskningar-efter-allvarliga-uppgifter-i-uppdrag-granskning

https://www.svt.se/nyheter/lokalt/skane/han-har-fyra-fruar-i-fyra-lander-trots-svenskt-forbud-mot-manggifte

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP