Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Instituti Meteorologjik Suedez (SMHI) ka ngritur paralajmërimin për reshje dëbore në nivelin e kuq, që është niveli më i lartë i mundshëm. Paralajmërimi vlen kryesisht për zonën e qytetit Skellefteå dhe zonat bregdetare më në veri të vendit.
Sipas parashikimeve të SMHI-së, gjatë kësaj periudhe mund të bien nga 50 deri në 80 centimetra borë. Përveç reshjeve të dendura të dëborës, priten edhe erëra të forta, të cilat mund ta përkeqësojnë më tej situatën.
Paralajmërimi i kuq hyn në fuqi të enjten në orën 14:00 dhe do të jetë në fuqi deri të premten në orën 23:00.
SMHI paralajmëron se moti i keq mund të shkaktojë ndërprerje të gjata të energjisë elektrike. Gjithashtu, qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të mos dalin në trafik nëse nuk është e domosdoshme.
“Dukshmëria do të jetë pothuajse zero. Njerëzit nuk do të mund të shohin asgjë kur të dalin jashtë. E gjithë kjo do të fillojë gjatë pasdites”, ka deklaruar meteorologia Madeleine Westin për televizionin TV4 Nyheterna.
Ndërkohë, meteorologu Lasse Rydqvist nga shërbimi meteorologjik Klart ka bërë të ditur se ky është paralajmërimi i parë i kuq i lëshuar gjatë muajit nëntor, që nga koha kur Suedia kaloi në sistemin e paralajmërimeve me ngjyra.
Përveç zonave ku vlen paralajmërimi i kuq, një paralajmërim portokalli për reshje dëbore është lëshuar edhe për zonat e Timrå dhe Örnsköldsvik.
Ndërsa paralajmërimi i verdhë për reshje dëbore vlen për disa pjesë të rajoneve Värmland, Dalarna dhe Västernorrland.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes të veçantë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Burimi: SMHI/TV4
Link: https://www.smhi.se/vader/prognoser-och-varningar/varningar-och-meddelanden/varningar
https://www.tv4.se/artikel/4TIoPDbbw38unowT8dCp5u/orange-varning-foer-snoe-sikten-kommer-vara-obefintlig
Written by: admin