Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Reshjet e dendura të dëborës në verilindje të rajonit Västerbotten në Suedi kanë detyruar Bashkinë e Skellefteå të marrë masa për mbylljen e shkollave. Të gjitha shkollat për nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës së premte, raporton gazeta suedeze Svenska Dagbladet.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nxënësit nuk do të paraqiten në shkollë, por do ta zhvillojnë mësimin në distancë.
Probleme ka pasur edhe me transportin publik. Qarkullimi i autobusëve në zonën e prekur nga stuhia e dëborës është ndërprerë për shkak të motit të keq.
Ndërkohë, Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI) kishte lëshuar të enjten një paralajmërim të kuq për reshje të dendura dëbore në zonën përreth Skellefteå gjatë ditës së premte. Ky është niveli më i lartë i paralajmërimit për mot të rrezikshëm.
Megjithatë, më vonë autoritetet e ulën nivelin e paralajmërimit nga i kuq në portokalli.
Pavarësisht këtij ndryshimi, situata e motit ka bërë që autoritetet lokale të marrin masa, duke mbyllur shkollat dhe pezulluar qarkullimin e autobusëve në zonën e prekur.
Burimi: SVD
Link:https://www.svd.se/a/7P00B9/trafikkaos-i-skelleftea-nar-snokanon-slar-till-rod-vadervarning
Written by: admin