Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Më 20 nëntor hyn në fuqi ligji i ri për kreditë konsumatore në Suedi. Ndryshimet do të prekin edhe personat që përdorin shërbime si Klarna dhe Qliro për të blerë produkte me pagesë të mëvonshme, përmes faturës, raporton agjencia e lajmeve TT.
Sipas rregullave të reja, kompanitë do të kërkojnë më shumë informacione nga klientët, në mënyrë që të kontrollojnë nëse ata kanë mundësi financiare për të paguar blerjet e tyre.
Të dhënat që mund të kërkohen përfshijnë të ardhurat vjetore, numrin e fëmijëve dhe llojin e punësimit, për shembull nëse personi ka një kontratë pune të përhershme apo të përkohshme.
Në rast se klientët nuk i japin këto informacione, kompanitë mund t’ua refuzojnë mundësinë për të paguar me faturë.
Anna Lindström, juriste në Agjencinë Suedeze për Mbrojtjen e Konsumatorit (Konsumentverket), shpjegon se qëllimi i këtyre masave është të parandalojnë rritjen e borxheve te qytetarët.
“Kërkesat më të rrepta për kontrollin e aftësisë paguese synojnë të luftojnë mbingarkesën me borxhe në shoqëri dhe të sigurojnë që njerëzit të mos marrin kredi të cilat nuk kanë mundësi t’i shlyejnë”, deklaron Lindström.
Burimi: Omni/ TT/Regeringen
Link: https://tt.omni.se/nya-kreditlagen-lon-och-boende-maste-anges/a/R1Rz15
https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/03/regeringen-foreslar-ny-konsumentkreditlag-for-starkt-skydd-for-konsumenter/
Written by: admin