Lajme

Ulen me 9% rastet e borxheve të dërguara në inkaso në Suedi

todayNovember 16, 2026 38

Background
share close

Suedezët po hyjnë në sezonin e blerjeve për Krishtlindje me një situatë më pozitive financiare, pasi numri i rasteve të dërguara te kompanitë e mbledhjes së borxheve ka shënuar rënie.

Gjatë muajit tetor, numri i rasteve të dërguara në inkaso në Suedi ishte 9% më i ulët krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Të dhënat bëhen të ditura nga agjencia suedeze e lajmeve TT, e cila i referohet Shoqatës Suedeze të Inkassos (Svensk Inkasso).

Sipas Fredrik Engström nga kjo shoqatë, rënia e rasteve, e cila u vu re fillimisht gjatë verës, ka vazhduar edhe gjatë vjeshtës.

“Zhvillimi që pamë gjatë verës ka vazhduar edhe gjatë vjeshtës. Tani po hyjmë në sezonin e blerjeve për Krishtlindje me një situatë më të mirë se një vit më parë”, deklaroi Engström.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se shumica dërrmuese e rasteve të inkasos kanë të bëjnë me shuma relativisht të vogla. Pothuajse 9 në 10 raste lidhen me borxhe nën 5 000 korona suedeze.

Burimi: Omni/TT

Link: https://tt.omni.se/ljusglimten-allt-farre-inkassokrav/a/R1RjdW

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP