Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryetarja e Partisë Socialdemokrate, Magdalena Andersson, dhe kryetarja e Partisë së Majtë (Vänsterpartiet), Nooshi Dadgostar, po zhvillojnë bisedime të reja për formimin e qeverisë në Suedi.
Qëllimi i këtyre bisedimeve është që Partia e Majtë të heqë dorë nga kërkesa për të marrë poste ministrore dhe të pranojë të mbështesë një qeveri të drejtuar nga Magdalena Andersson.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Partisë Socialdemokrate, Tobias Baudin, në një prononcim për televizionin suedez SVT Nyheter.
“Ka pasur disa qëndrime të palëkundura, por tani të katër partitë janë ulur në të njëjtën tryezë. Kjo është shumë pozitive”, ka deklaruar Baudin.
Bisedimet e reja po zhvillohen pasi Partia e Qendrës (Centerpartiet) ka shprehur mbështetjen për alternativën qeverisëse të Magdalena Andersson.
Megjithatë, Partia e Majtë deri më tani ka qëndruar e vendosur në kërkesën e saj për të qenë pjesë e qeverisë dhe për të marrë poste ministrore.
Tani mbetet të shihet nëse bisedimet mes Andersson dhe Dadgostar do të sjellin një marrëveshje dhe nëse Partia e Majtë do të pranojë të heqë dorë nga kërkesa për përfaqësim në qeveri.
Burimi: SVT
Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/andersson-och-dadgostar-i-nytt-mote-om-regeringsfragan-jattepositivt
Written by: admin