Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Stokholmi ka ndezur zyrtarisht ndriçimin festiv të Krishtlindjeve. Këtë vit, rreth një milion drita do të ndriçojnë rrugët dhe sheshet e qytetit, duke sjellë më shumë ngrohtësi dhe atmosferë festive në ditët e errëta të dimrit. Lajmin e bën të ditur televizioni suedez SVT Nyheter Stockholm.
Dritat e Krishtlindjeve janë ndezur në 50 rrugë dhe sheshe në qendër të kryeqytetit suedez.
Krahas dekorimeve tradicionale, këtë vit ka edhe figura të reja ndriçuese. Drerit tradicional në sheshin Nybroplan i është shtuar një rrëqebull ”lodjur” i ri në sheshin Stureplan, ndërsa në rrugën Malmskillnadsgatan janë vendosur edhe figura drerësh.
Ndriçimi i ri është pritur me entuziazëm nga banorët dhe vizitorët e qytetit.
”Është thjesht kaq bukur dhe krijon një atmosferë shumë të këndshme. Dritat e ndriçojnë qytetin. Është shumë errët, sidomos tani në muajin nëntor”, thotë Ellinor Dubbelqvist.
Këtë vit, një milion drita festive do të sjellin atmosferën e Krishtlindjeve në 50 rrugë dhe sheshe të Stokholmit.
Burimi: SVT
Link:https://www.svt.se/nyheter/lokalt/stockholm/har-tands-julbelysningen-i-stockholm
Written by: admin