Lajme

Sondazhi: Moderatët kalojnë në vendin e parë, duke lënë pas Socialdemokratët.

todayNovember 18, 2026 8

Background
share close

Partia e Moderatëve (M) ka kaluar në vendin e parë, duke marrë më shumë mbështetje se Socialdemokratët (S), sipas sondazhit më të ri të opinionit të realizuar nga GP/Novus.

Sipas matjes, Moderatët kanë marrë 26,5% të mbështetjes së votuesve, ndërsa Socialdemokratët renditen të dytët me 24,9%. Në vendin e tretë vazhdojnë të qëndrojnë Demokratët e Suedisë (SD), me 17,3%.

Për Moderatët, kjo është përqindja më e lartë e regjistruar në sondazhet e kësaj serie që nga viti 2016.

Eksperti i opinionit në Novus, Hjalmar Strid, thotë se rritja e mbështetjes për Moderatët lidhet kryesisht me situatën e krijuar rreth formimit të qeverisë.

“Është e qartë se ata kanë përfituar shumë nga problemet dhe pasiguritë që lidhen me formimin e qeverisë. Nëse je pjesë e kampit të djathtë, e di se çfarë mund të presësh”, shprehet Strid.

Burimi: GP

Link:https://www.gp.se/politik/m-gar-om-s-i-ny-matning-spektakulart.d52605fa-f829-5509-97fa-3ed913561de6

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP