Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Bora dhe rrugët e mbuluara me akull kanë shkaktuar disa aksidente trafiku në rajonin e Östergötlandit gjatë pasdites, raportojnë mediat suedeze Expressen dhe Corren.
Sipas raportimeve, një minibus është përmbysur, një taksi që transportonte nxënës shkolle ka dalë nga rruga, ndërsa në autostradën E4 janë regjistruar tre aksidente të tjera.
Aksidentet nuk kanë prekur vetëm automjetet civile. Edhe një kamion zjarrfikës i shërbimit të emergjencës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, në një zonë jashtë qytetit të Linköpingut.
Gjendja e rrugëve ka qenë shumë e rrezikshme për shkak të akullit.
“Mbani distancën, për dreq!”, ka qenë thirrja e zëdhënësit të policisë, Johnny Gustavsson, drejtuar drejtuesve të automjeteve.
Ndërkohë, njëri prej zjarrfikësve që ishte në automjetin e dalë nga rruga e ka përshkruar gjendjen e rrugës me pak fjalë:
“Ishte si akull.”
Burimi: Expressen/Corren
Link: https://www.expressen.se/nyheter/vader/blixthalka-i-ostergotland-polisen-hall-avstand-for-tusan/
https://www.corren.se/nyheter/linkoping/artikel/flera-trafikolyckor-i-snovadret-vid-skeda-udde/l78kxdxj
Written by: admin