Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Sezoni i gripit ka nisur në Suedi më herët se zakonisht këtë vit. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik (FHM), përmes një komunikate për shtyp.
Sipas autoriteteve shëndetësore, nëse gripi vazhdon të përhapet me këtë ritëm, numri më i madh i të prekurve mund të regjistrohet gjatë festave të Krishtlindjeve dhe në periudhën e ndërrimit të viteve.
“Këtë vit sezoni i gripit ka nisur herët. Në raste të tilla, kulmi i përhapjes zakonisht ndodh gjatë festave të Krishtlindjeve dhe rreth ndërrimit të viteve, por mbetet të shohim se si do të zhvillohet situata”, thotë Anders Johansson, epidemiologu shtetëror.
Aktualisht, më i përhapuri është gripi i tipit A. Sipas Johansson, një variant i ri i virusit mund të ketë ndikuar në fillimin e hershëm të sezonit të gripit.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se po rritet edhe numri i rasteve të infektimit me COVID-19.
Agjencia e Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin kundër gripit për të gjithë personat mbi 65 vjeç, si dhe për personat më të rinj që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara. Në këtë kategori përfshihen edhe gratë shtatzëna.
Sa i përket COVID-19, vaksinimi rekomandohet për personat mbi 75 vjeç, si dhe për ata mbi 50 vjeç që kanë sistem imunitar të dobësuar ose që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara.
Autoritetet u bëjnë thirrje veçanërisht personave që bëjnë pjesë në këto kategori të ndjekin rekomandimet për vaksinim, për të mbrojtur shëndetin e tyre gjatë sezonit të gripit dhe përhapjes së COVID-19.
Burimi:Folkhalsomyndigheten
Link: https://www.folkhalsomyndigheten.se/nyheter-och-press/nyhetsarkiv/2026/november/tidig-influensasasong-i-ar/
Written by: admin