Lajme

Policia suedeze u bën thirrje shoferëve: Mendoni pak, të gjithë e dinë që vjen dimri!

todayNovember 23, 2026 11

Background
share close

Policia në rajonin e Jönköpingut u ka bërë thirrje shoferëve që të tregohen më të kujdesshëm në trafik, pas një dite të vështirë në rrugët e këtij rajoni.

Në një prononcim për gazetën suedeze Aftonbladet, zëdhënësi i policisë, Johnny Gustavsson, ka thënë se shumë shoferë nuk po mbajnë distancën e duhur nga automjetet e tjera, edhe pse kushtet në rrugë janë të vështira dhe të rrezikshme.

Ai thekson se drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që sjell dimri, veçanërisht akulli dhe rrugët e rrëshqitshme.

“Të gjithë ata që kanë patentë shoferi e dinë se vjen dimri. Dhe kur vjen dimri, ka akull. Kur ka akull, rrugët bëhen të rrëshqitshme dhe në këto kushte është më e vështirë të frenosh”, është shprehur Gustavsson.

Sipas tij, nëse shoferët do të përdornin njohuritë që kanë dhe do të përshtatnin mënyrën e drejtimit të automjetit me kushtet e motit, shumë nga situatat e rrezikshme në trafik mund të shmangeshin.

Policia u kujton drejtuesve të automjeteve se gjatë dimrit duhet të mbajnë distancë më të madhe nga makina përpara, pasi frenimi në rrugë me akull kërkon më shumë kohë dhe hapësirë.

Burimi: Aftonbladet

Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/Rr77qd/aftonbladet-direkt?pinnedEntry=1507118

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP