Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Aktivistja suedeze Greta Thunberg është dënuar me gjobë nga një gjykatë në Danimarkë për dy raste të hyrjes së paligjshme në prona. Lajmi është raportuar nga agjencia suedeze e lajmeve TT.
Gjykata ka vendosur që Thunberg të paguajë 2.400 korona daneze.
Rasti i parë lidhet me një protestë të zhvilluar në shtator të vitit 2024, kundër bashkëpunimit të Universitetit të Kopenhagen me universitete izraelite. Gjatë kësaj proteste, Greta Thunberg, së bashku me pesë persona të tjerë, hyri pa leje në një ndërtesë të universitetit.
Për këtë veprim, aktivistja është dënuar për hyrje të paligjshme në pronë.
Rasti i dytë lidhet me një aksion proteste të zhvilluar më 13 maj 2025, pranë kompanisë daneze Mærsk, e cila merret me transport detar dhe shërbime logjistike.
Gjykata e ka dënuar Thunberg për të dyja rastet, duke i vendosur një gjobë totale prej 2.400 koronash daneze.
Burimi: TT/Omni
Link: https://tt.omni.se/greta-thunberg-doms-for-aktioner-i-kopenhamn/a/yz3dLg
Written by: admin