Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Biskotat tradicionale të Krishtlindjeve, salsiçet e vogla suedeze dhe salmoni i marinuar janë ndër produktet që këtë vit do të kushtojnë më pak. Sipas një studimi të Matpriskollen, çmimet e 50 produkteve që përfshihen në shportën tradicionale të Krishtlindjeve kanë rënë mesatarisht me 6–7%.
Suedezët do ta kenë më të lehtë të përballojnë shpenzimet për tryezën e Krishtlindjeve këtë vit. Një pjesë e produkteve më të përdorura gjatë festave kanë pësuar ulje çmimesh, duke sjellë një lehtësim për buxhetin e familjeve.
Sipas studimit të kompanisë Matpriskollen, ndër produktet që janë bërë më të lira janë biskotat tradicionale suedeze me xhenxhefil (pepparkakor), salsiçet e vogla (prinskorv) dhe salmoni i marinuar (gravad lax).
Në studimin e përvitshëm, Matpriskollen ka analizuar çmimet e 50 produkteve ushqimore që përbëjnë të ashtuquajturën “shporta e Krishtlindjeve”. Rezultatet tregojnë se, krahasuar me periudhën e mëparshme, çmimet e këtyre produkteve kanë rënë mesatarisht.
“Është një ulje mjaft e konsiderueshme, rreth 6–7%”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Matpriskollen, Ulf Mazur, për televizionin TV4 Nyheterna.
Arsyeja kryesore e kësaj rënieje është ulja e TVSH-së për ushqimet nga 12% në 6%. Kjo masë tatimore është në fuqi deri më 31 dhjetor dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore.
Kështu, për shumë familje në Suedi, përgatitja e tryezës tradicionale të Krishtlindjeve këtë vit mund të kushtojë më pak se më parë.
Burimi: Matpriskollen/TV4
Link: https://matpriskollen.se/aktuellt/2026/11/julmaten-billigare-for-forsta-gangen-pa-fem-ar
https://www.tv4.se/artikel/3cIa8w6DYhTwk6xZeC7Emj/sa-blir-julmatspriserna-en-historiskt-stor-nedgang
Written by: admin