Lajme

Agjencia Suedeze e Migracionit pezullon përkohësisht dëbimet e disa të rinjve

todayNovember 25, 2026 3

Background
share close

Agjencia Suedeze e Migracionit (Migrationsverket) ka vendosur të pezullojë përkohësisht disa nga dëbimet e të rinjve që mbushin 18 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha e përgjithshme e institucionit, Maria Mindhammar.

Vendimi vjen pas qëndrimit të parlamentit suedez për miratimin e një ligji të përkohshëm që synon të ndalojë dëbimin e disa të rinjve që janë rritur dhe integruar në Suedi.

“Bëhet fjalë për disa të rinj madhorë, të cilët shpesh janë integruar mirë në Suedi, por që nuk përfshihen në rregullat aktuale që lejojnë përjashtime nga dëbimi“, deklaroi Mindhammar në një komunikatë për shtyp.

Qeveria e mëparshme kishte miratuar një rregull të veçantë, i njohur si “ventil“, që u jepte mundësi disa të rinjve nga mosha 18 deri në 21 vjeç të merrnin leje qëndrimi përmes lidhjes familjare me prindërit e tyre.

Më parë, shumë prej këtyre të rinjve merrnin vendim për dëbim sapo mbushnin 18 vjeç. Kjo praktikë kishte shkaktuar reagime dhe kritika të shumta në Suedi.

Partitë e majta dhe të gjelbra e konsideruan këtë rregull të pamjaftueshëm, pasi edhe shumë të rinj që ishin rritur, shkolluar dhe integruar në shoqërinë suedeze vazhdonin të përballeshin me dëbimin.

Për këtë arsye, javën e kaluar parlamenti suedez njoftoi se do të punohet për një ligj të ri të përkohshëm, i cili synon të ndalojë këto dëbime. Nisma mori mbështetjen e të gjitha partive parlamentare, me përjashtim të Demokratëve të Suedisë (SD).

Pezullimi i vendosur nga Migrationsverket do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të ri.

Burimi: sverigesradio

Link:https://www.sverigesradio.se/artikel/vissa-tonarsutvisningar-pausas-tills-vidare

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP