Lajme

A do të fusë Suedia euron? Debati është zgjuar sërish

todayDecember 7, 2025 59

Background
share close

Në vitin 2003, populli suedez vendosi me votë të mos pranojë euron. Që atëherë, çështja ka qenë pothuajse e harruar në politikë. Por tani duket se gjërat po ndryshojnë.

Shumë prej udhëheqësve më të njohur suedezë dhe biznesmenët e mëdhenj, përfshirë Socialdemokratët, Moderatët, ish-kryeministrin Göran Persson, Carl Bildt dhe Anna Lindh, ishin gjithmonë pro euros. Megjithatë, vota e popullit tha “jo”.

Që nga ajo kohë, vetëm Liberalët e kanë mbajtur gjallë idenë e hyrjes në euro, por pa shumë sukses. Por tani disa njerëz thonë se mund të ketë një kthesë. Debati për euros është zgjuar sërish.

Së fundmi, partitë Moderaterna (Moderatat), Kristdemokraterna (Kristian-demokratët) dhe Centerpartiet (Partia e Qendrës) kërkojnë të studiojnë përsëri mundësinë e futjes së euros. Edhe ekonomisti i njohur Lars Calmfors, i cili më parë ka qenë skeptik ndaj euros, thotë se tani argumentet për hyrjen janë bërë më të forta.

Megjithatë, populli suedez mbetet ende i dyshimtë. Nëse vendimi për ndryshim të marrëveshjes do të merret, do të duhet një referendum i ri.

Pyetja mbetet: A do të fusë Suedia euron?

Burimi: Svt

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%