Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
BRUKSEL. Danimarka ka ndërmarrë tashmë hapin e parë, dhe tani edhe Bashkimi Europian mund të vendosë një rregull të ngjashëm.
Eurodeputeti suedez me origjinë shqiptare, Adnan Dibrani (S), ka arritur të fusë në një raport të Parlamentit Europian propozimin për vendosjen e një moshe minimale 13 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale edhe pse ai vetë donte që kufiri të ishte 15 vjeç.
Dibrani thotë se mbrojtja e fëmijëve duhet të jetë përparësi absolute.
“Fëmijët tanë duhet të vijnë përpara gjigantëve të teknologjisë dhe fitimeve të tyre”, thekson ai.
Proces i ngadalshëm në Parlamentin Europian
Sipas Dibranit, puna në Parlamentin Europian ecën ngadalë, diçka që ai e ka kuptuar që prej zgjedhjeve të vitit 2024, kur u zgjodh eurodeputet.
“Kemi një vit këtu dhe e kam parë që gjithçka ecën shumë ngadalë. Por kur politikanët bien dakord, gjërat mund të përshpejtohen”, thotë ai.
Ai flet nga një korridor i thjeshtë në ndërtesën e Parlamentit, larg ambienteve luksoze, por aty ku ai trajton temën që i qëndron më afër zemrës: mbrojtjen e të miturve në internet.
Mosha minimale 13 vjeç dhe pëlqim prindëror deri në 16.
Në raportin e prezantuar këtë javë për media, Dibrani ka arritur të fusë kërkesën për një moshë minimale 13 vjet për rrjetet sociale.
Ai donte 15 vjeç, por u desh të komprometonte.
“Jam shumë i lumtur që arritëm marrëveshjen. 13 është më mirë se asgjë, thotë ai. Dhe kjo më ndihmon të kem një argument më të fortë përballë vajzës time 10-vjeçare në shtëpi. Është shumë mirë që rregulli vlen për të gjithë”.
Sipas raportit:
Parlamenti Evropian do të votojë më 27 nëntor në Strasburg.
Presion ndaj Komisionit Europian
Komisioni Europian ka paraqitur në verë udhëzime të reja për mbrojtjen e fëmijëve në internet.
Dibrani shpreson që raporti i tij do të shtyjë Komisionin të veprojë më shpejt.
“Nëse miratohet, vendos presion të qartë ndaj Komisionit, i cili ka ngritur një grup ekspertësh për këtë çështje. Pastaj duhen hapur bisedimet në Këshillin e BE-së që kjo të bëhet realitet”.
Danimarka mund ta përshpejtojë procesin
Danimarka ka njoftuar tashmë marrëveshjen për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç.
Aktualisht ajo mban edhe presidencën e BE-së, gjë që mund të shpejtojë punën.
“Mendoj se danezët duan ta kenë këtë si veprimin e fundit gjatë presidencës së tyre”, thotë Dibrani.
Pse ka hezituar BE-ja më parë?
Dibrani shpjegon se shtetet e BE-së janë shumë të ndryshme.
“ Për shembull, në Maltë qytetarët mund të votojnë që në moshën 16 vjeç. Ata shqetësohen se si rregullat e reja mund t’i prekin”.
Sipas tij, gjatë pranverës së ardhshme, BE mund të ketë një ide të qartë për afatin kohor dhe ndoshta edhe një vendim përfundimtar.
Edhe Suedia po shqyrton rregulla kombëtare
Qeveria suedeze ka nisur një hetim për vendosjen e një moshe minimale kombëtare për rrjetet sociale.
Hetimi pritet të përfundojë në nëntor 2026.
Kur e prezantoi detyrën, ministri i çështjeve sociale Jakob Forssmed (KD) tha:
“Përmbajtja e dëmshme dhe algoritmet që krijojnë varësi duhet të kufizohen për të mbrojtur shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve”.
Burimi: Aftonbladet
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/qPKl41/adnan-dibrani-da-kan-eu-infora-aldersgrans-for-sociala-medier
Written by: admin