Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Socialdemokratët e kryeministres Mette Frederiksen janë pranë sigurimit të një shumice të majtë në parlament, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot në Danimarkë. Kjo tregohet nga sondazhi i parë i opinionit i realizuar me kërkesë të TV2, pasi Frederiksen shpalli zgjedhjet sot.
Sipas redaktorit politik të TV2, Hans Redder, dita e parë e fushatës ka qenë pozitive për kampin e majtë.
“ Nëse dikush ëndërron një parlament të majtë që ndjek një politikë edhe më të majtë se qeveria aktuale, kjo ka qenë një ditë e mirë e parë e fushatës. Kjo i jep arsye Mette Frederiksen dhe Pia Olsen Dyhr të ndihen të inkurajuara”, tha ai.
Pia Olsen Dyhr është lidere e Socialistik Folkeparti. Kjo parti, së bashku me Enhedslisten dhe Radikale Venstre, përbëjnë bllokun e mundshëm të majtë.
Të treja këto parti kanë rritur mbështetjen në sondazh. Ndërkohë, Socialdemokratët kanë shënuar rënie në opinion.
Burimi: TV2
Link: https://nyheder.tv2.dk/live/politik/2026-02-26-folketingsvalg-2026/foerste-maaling-i-valgkampen?entry=5e2ceb8e-7f35-4dc8-a000-f115f23d47db
Written by: admin