Lajme

Agjencia e Punës i kërkon qeverisë: Mos e përdorni këtë shifër për vendet e punës

todayOctober 16, 2025 32

Background
share close

Kryeministri Ulf Kristersson ka thënë disa herë se në Suedi ka 17 mijë vende pune që nuk kërkojnë asnjë arsimim, por Agjencia Suedeze e Punësimit (Arbetsförmedlingen) tani e kundërshton këtë pretendim dhe e quan shifrën të pasaktë, raporton SVT.

Sipas Agjencisë, Kristersson e ka marrë shifrën nga Platsbanken, faqja zyrtare e punësimit, duke përdorur një filtër që supozohet të heqë vendet e punës që kërkojnë arsim formal. Por Agjencia thekson se kjo nuk është një metodë e saktë, sepse në tekstet e shpalljeve të punës mund të ketë kërkesa të tjera, si për shembull njohuri në gjuhën gjermane apo aftësi të veçanta.

“Këto shifra nuk mund të përdoren në atë mënyrë siç po përdoren tani në debat,ˮ tha për SVT Hans G. Larsson, shefi i shtypit në Arbetsförmedlingen.

Larsson tregoi se të martën i kishte dërguar një njoftim Ministrisë së Punës dhe Tregut të Punës, ku e paralajmëronte që “TË MOS përdoret kjo shifër”.

Në një intervistë, Kristersson tha se qëllimi i tij është të tregojë se në Suedi ka vende pune të thjeshta. Por kur u pyet pse vazhdon të përdorë shifrën 17 mijë, ai e ndërpreu intervistën.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%