Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryetari i Demokratëve Suedezë, Jimmie Åkesson, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Liberalëve për të mos lejuar që partia e tij të hyjë në qeveri, nëse blloku i djathtë fiton zgjedhjet e ardhshme.
Në një postim në rrjetin X (ish-Twitter), Åkesson shkroi se Liberalët do të detyrohen të tërhiqen nga ky vendim. Ai paralajmëroi se përndryshe, ekzistojnë vetëm dy mundësi: ose zgjedhje të reja, ose dorëzimi i pushtetit te Socialdemokratët.

“Për zgjedhësit, ky qëndrim duhet të duket i pakuptueshëm,” theksoi Åkesson në reagimin e tij.
Ndërkohë, këshilli drejtues i Liberalëve pritet të mblidhet pasditen e së premtes për të marrë vendimin zyrtar, i cili sipas raportimeve, do të konfirmojë linjën aktuale të partisë që Liberalët nuk do të mbështesin asnjë qeveri ku përfshihet SD.
Written by: admin