Lajme

Åkesson: Tani do të jetë më e lehtë të dënohen pedofilët

todayOctober 18, 2025 45

Background
share close

Dy ndryshime të rëndësishme ligjore që do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm pritet të sjellin një përmirësim të madh në luftën kundër abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve.

Kryetari i Demokratëve Suedezë (SD), Jimmie Åkesson, e ka bërë të ditur këtë përmes një shkrimi në faqen e opinionit të gazetës Expressen.

Sipas tij, ligjet e reja do ta bëjnë më të lehtë për drejtësinë suedeze që të dënojë personat që kërkojnë të abuzojnë me fëmijët.

Një nga ndryshimet kryesore është se personat mund të dënohen edhe nëse policia ndërhyn përpara se krimi të ndodhë plotësisht. Kjo do të thotë se përpjekja për të kryer një krim seksual ndaj një fëmije do të jetë e mjaftueshme për ndëshkim.

Ligji i ri gjithashtu forcon dënimet për përgatitjen e krimit, duke e bërë të paligjshme, për shembull, hapjen e një profili të rremë në një forum apo faqe për të rinj me qëllime të gabuara.

“Nëse kërkon të kontaktosh fëmijë në internet me qëllime seksuale, rrezikon ndëshkim edhe nëse policia të ndalon para se të veprosh. Duhet të jetë një rrezik i madh edhe vetëm ta provosh,”  ka shkruar Åkesson.

Ndryshimet ligjore pritet të hyjnë në fuqi gjatë vitit të ardhshëm dhe synojnë të parandalojnë rastet e reja të abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve në Suedi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%