Lajme

Akullorja gjithnjë e më e shtrenjtë. Eksperti: Merreni me vete në termus

todayJuly 18, 2025 15

Background
share close

Edhe pse çmimet në përgjithësi po stabilizohen, akullorja po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Sipas të dhënave nga Suedia, çmimi i akullores është rritur me 22% gjatë tre viteve të fundit.

Kjo godet më së shumti familjet me fëmijë, që shpesh blejnë akullore kur janë në pushime apo në plazh.

Magnus Hjelmér, ekonomist në Ica-banken, jep një këshillë të thjeshtë për të kursyer:

“Bli akullore në paketime me shumë copa nga dyqani dhe vendosi në termus. Merri me vete në plazh dhe do të paguash shumë më pak”, thotë ai për Sveriges Radio.

Sipas tij, kjo mënyrë mund të përgjysmojë shpenzimet për akullore gjatë verës.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%