Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Policia ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe të rreme që po qarkullojnë nëpër telefona.
Në Göteborg, disa persona morën një SMS ku thuhej se burra të armatosur po lëviznin në qytet. Në mesazh, i cili dukej sikur vinte nga policia, njerëzit pranë Uddevallaplatsen këshilloheshin të largoheshin menjëherë.
Policia ka sqaruar se ky informacion është plotësisht i rremë dhe nuk ka asnjë rrezik për qytetarët.
Një situatë e ngjashme ndodhi më herët në Borås. Edhe aty qarkulluan SMS të rreme ku thuhej se luanë kishin dalë nga kopshti zoologjik dhe po endeshin nëpër qytet.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre mesazheve dhe të kontrollojnë gjithmonë informacionin nga burime zyrtare.
Written by: admin