Lajme

Analiza: Kristersson humb kartën e tij më të fortë: Liberalët nën presion

todayOctober 27, 2025 20

Background
share close

Situata politike në Suedi po bëhet gjithnjë e më e komplikuar për kryeministrin Ulf Kristersson (M). Udhëheqësit e Liberalëve dhe Sverigedemokratëve duket se kanë nisur një “lojë të guximshme” për çështjen e qeverisjes, dhe këto janë lajme të këqija për Kristersson, shkruan Oisín Cantwell në Aftonbladet.

Ultimatumet e ndryshme të Jimmie Åkesson (SD) dhe Simona Mohamsson (L) tregojnë një çarje në bashkëpunimin e partive borgjeze në Tidö para zgjedhjeve të vitit 2026. Për shkak të këtij konflikti, Kristersson nuk mund të sulmojë më partinë kuqe-jeshile për mungesë të një alternative qeverisëse.

Cantwell shkruan:“Një nga kartat më të forta të Kristersson ka qenë aftësia për të qeverisur. Por tani, këtë argument ai nuk mund ta përdorë më me besueshmëri.”

Edhe Henrik Torehammar, komentator i politikës së brendshme në SvD, thotë për P1 Morgon se në këtë situatë do të jenë Liberalët ata që do të detyrohen të tërhiqen, nëse të dy partitë qëndrojnë të palëkundura mbi linjat e tyre të kuqe pas një fitoreje të mundshme të partive të marveshjes Tidö.

Ai shton:

“Bëhet fjalë për të mbijetuar deri në zgjedhje për Liberalët. Situata është jashtëzakonisht e vështirë.”

Ky tension i brendshëm tregon se zgjedhjet e ardhshme mund të sjellin surpriza në skenën politike suedeze, dhe se edhe një koalicion borgjez mund të përballet me sfida të mëdha për të gjetur një rrugë të qartë qeverisëse.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%