Lajme

Andersson pas dështimit në parlament: Kam një agjendë të ngjeshur

todayOctober 16, 2026 43

Background
share close

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Suedisë, Magdalena Andersson, po vazhdon përpjekjet për të siguruar mbështetjen e nevojshme për formimin e një qeverie, pasi propozimi i saj u rrëzua në parlament. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta suedeze Expressen.

“Natyrisht, kam një agjendë të ngjeshur me takime dhe telefonata“, tha Andersson për gazetën.

Gjatë së premtes pritet që kryetari i parlamentit suedez, Andreas Norlén, të njoftojë se kujt do t’ia besojë detyrën e radhës për zhvillimin e bisedimeve për formimin e qeverisë.

Ndërkohë, mosmarrëveshjet mes partive vazhdojnë, veçanërisht mes Partisë së Qendrës (C) dhe Partisë së Majtë (V).

Partia e Qendrës është e gatshme të mbështesë një qeveri të përbërë vetëm nga Socialdemokratët (S). Nga ana tjetër, Partia e Majtë (V) dhe Partia e Gjelbër (MP) kërkojnë formimin e një qeverie me katër parti.

Këto dallime mes partive vazhdojnë ta vështirësojnë arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e një shumice parlamentare dhe formimin e qeverisë së re.

Burimi: Expressen

Link: https://www.expressen.se/nyheter/politik/andersson-i-fortsatta-moten-gediget-schema/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP