Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rreth shtatë në dhjetë suedezë mbështesin planin e qeverisë për uljen e TVSH-së së ushqimeve. Pothuajse po aq qytetarë janë pozitivë edhe ndaj masave për uljen e kostove të energjisë elektrike.
Po ashtu, një shumicë e qartë e suedezëve mbështet uljen e taksave për të ardhurat nga puna dhe për pensionet. Këto janë rezultatet e një ankete të realizuar nga kompania Verian me porosi të Länsförsäkringar.
“Disa nga reformat e qeverisë që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë e përditshme të familjeve janë pritur mirë nga qytetarët”, tha eksperti i ekonomisë familjare në bankën Länsförsäkringar, Stefan Westerberg, në një njoftim për media.
Megjithatë, anketa tregon se qytetarët bëjnë dallim mes masave që ndihmojnë financat e tyre personale dhe atyre që konsiderohen më të mira për ekonominë e Suedisë në përgjithësi.
Opinioni publik mbetet i ndarë për uljen e taksës së karburanteve dhe për reduktimin e detyrimit për përzierjen e biokarburanteve në karburantet fosile.
Sipas anketës, kritikat më të mëdha janë drejtuar ndaj vendimit të qeverisë për të mos rritur ndihmën financiare për fëmijët (barnbidrag), një masë që shumë qytetarë do të dëshironin ta shihnin të përmirësuar.
Burimi: LF
Link: https://news.cision.com/se/lansforsakringar/r/sankt-matmoms-toppar-nar-svenskarna-betygsatter-regeringens-planboksreformer,c4363907
Written by: admin