Lajme

Anna-Karin Hatt jep dorëheqjen si kryetare e Partisë së Qendrës pas urrejtjes dhe kërcënimeve

todayOctober 15, 2025 41

Background
share close

Vetëm gjashtë muaj pasi mori drejtimin e Partisë së Qendrës të Suedisë (Centerpartiet), Anna-Karin Hatt ka vendosur të japë dorëheqjen. Lajmin ajo e konfirmoi në një konferencë për shtyp, ku tregoi se vendimi lidhet me klimën gjithnjë e më të ashpër në shoqëri dhe me urrejtjen e kërcënimet ndaj politikanëve.

“Urrjetja dhe kërcënimet që u drejtohen politikanëve të ngjyrave të ndryshme janë të frikshme,” tha Hatt gjatë fjalimit të saj.

“Të hyn nën lëkurë, dhe ky nuk është një çmim që unë jam e gatshme ta paguaj,” shtoi ajo me emocione.

Ajo theksoi se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në kongresin e partisë që do të mbahet në nëntor. Sipas saj, nuk ka ndodhur ndonjë ngjarje e veçantë që e ka shtyrë drejt këtij vendimi, por është një proces që ka ardhur me kohë.

“E ndjej se sot e udhëheq Partinë e Qendrës me gjithë forcën që i duhet. Por gjithashtu ndjej se në plan afatgjatë nuk do të mundem, nuk do të dua dhe nuk do të ndihem e sigurt të jem një udhëheqëse politike,” tha Hatt.

Ajo e përshkroi këtë si vendimin më të vështirë të karrierës së saj politike, duke shtuar se ndonëse është munduar të vazhdojë me forcë, presioni dhe klima e ashpër në politikë kanë ndikuar thellë tek ajo.

Sipas Hatts, urrejtja ndaj politikanëve po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Suedi, gjë që po ndikon negativisht në jetën personale dhe profesionale të atyre që zgjidhen për të udhëhequr.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%