Lajme

Arbetsförmedlingen kthen mbi 4 miliardë korona. Reagojnë Socialdemokratët

todayFebruary 25, 2026 23

Background
share close

Mbi katër miliardë korona nga buxheti i Arbetsförmedlingen nuk janë përdorur gjatë vitit të kaluar dhe tani do t’i kthehen shtetit. Lajmi është bërë i ditur nga Alltiget.

Kjo do të thotë se për disa vite me radhë, agjencia nuk i ka shpenzuar të gjitha paratë që i janë ndarë nga buxheti i shtetit.

Kjo situatë ka shkaktuar reagimin e Ardalan Shekarabi, zëdhënës për çështjet e tregut të punës nga Partia Socialdemokrate (S).

”Është e tmerrshme, duke pasur parasysh papunësinë e lartë që kemi në Suedi e treta më e larta në Bashkimin Evropian”, është shprehur ai.

Socialdemokratët kanë propozuar më herët që të ndalohet kthimi i parave të papërdorura. Ata kërkojnë që Arbetsförmedlingen  të ketë mundësi t’i përdorë fondet e mbetura për trajnime dhe arsimim në tregun e punës.

Burimi: Altiget

Link: https://www.altinget.se/artikel/arbetsformedlingen-betalar-tillbaka-miljarder-till-staten

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%