Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Agjencia Suedeze e Punësimit (Arbetsförmedlingen) ka paralajmëruar pushimin nga puna të 228 punonjësve. Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve TT.
Sipas deklaratës së Mikael Hvinlund, drejtor i komunikimit në Agjenci, pritet që ky reduktim i stafit të mos ndikojë ndjeshëm në veprimtarinë kryesore të institucionit.
“Vlerësimi është se kjo nuk do të prekë funksionet thelbësore të Agjencisë,” tha Hvinlund.
Punonjësit që preken më së shumti janë ata të departamenteve mbështetëse, përfshirë IT, burimet njerëzore (HR) dhe komunikimin.
Ky vendim vjen si pasojë e një shkurtimi të fondeve administrative për Agjencinë Suedeze të Punësimit, që është detyruar të kursejë 500 milionë krona deri në vitin 2025.
Written by: admin
Post comments (0)