Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Agjencia Shtetërore e Pronave në Suedi (Statens Fastighetsverk) ka në plan të shesë 37 pallate, kisha dhe ndërtesa të tjera me vlerë të lartë historike e kulturore. Në një artikull opinioni të botuar në gazetën Svenska Dagbladet (SvD), arkitektja Kristina Berglund, anëtare e përkohshme e bordit të Shoqatës Suedeze për Ruajtjen e Ndërtesave Historike, kritikon ashpër këtë vendim.
Sipas saj, kur individë privatë marrin në dorë objekte që më parë kanë qenë në pronësi publike, qasja e qytetarëve ndaj këtyre trashëgimive mund të kufizohet.
“Aq edhe nëse blerësi i parë mund të kontrollohet dhe pritet të sillet me përgjegjësi ndaj trashëgimisë kulturore, nuk ka asnjë garanci që blerësi i radhës do të ketë të njëjtin ndjenjë përgjegjësie, a është kjo politika kulturore e ardhshme e Suedisë?”, shkruan ajo.
Written by: admin