Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Edhe pse po flitet për një krizë të karburantit dhe pasiguri për shkak të situatës gjeopolitike në botë, kjo nuk po ndikon në trafikun ajror në aeroportin Arlanda. Kështu shkruan gazeta Upsala Nya Tidning.
Sipas të dhënave, gjatë muajit mars kanë udhëtuar 1.9 milionë pasagjerë nga Arlanda, që është një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Elizabeth Axtelius, përgjegjëse për marketingun e aviacionit në Swedavia, thotë se situata ndërkombëtare mbetet një shqetësim, por deri tani nuk ka sinjale për probleme serioze.
Ajo thekson se as kompanitë ajrore dhe as furnizuesit e karburantit nuk kanë raportuar ndonjë problem urgjent.
Gjatë vitit të fundit janë shtuar gjithsej 23 linja të reja ajrore. Ndërkohë, edhe 13 linja të tjera të reja janë gati për t’u hapur, të cilat do të lidhin Arlandën me destinacione në Kinë dhe në vende të ndryshme të Europës.
Burimi: Omni
Link: https://omni.se/arlanda-vaxer-far-13-nya-direktlinjer/a/e7z5qO
Written by: admin