Lajme

Arrihet një marrëveshjes për partit e Tidö-s. Ashpërsohen kushtet për marrjen e shtetësisë suedeze.

todayNovember 27, 2024 110

Background
share close

Pas negociatash intensive, partitë në qeveri kanë arritur një marrëveshje për azhurnimin e Marrëveshjes së Tidö-s. Ndër ndryshimet më të rëndësishme është ashpërsimi i kushteve për marrjen e shtetësisë suedeze, një çështje që ka qenë prioritet për partitë e koalicionit.

Sipas burimeve nga kancelaria qeveritare, synohet që shtetësia të mos u jepet personave që konsiderohen kërcënim për interesat kombëtare të Suedisë. “Do të vendosim kritere të qarta për të garantuar që shtetësia t’u jepet vetëm atyre që ndjekin një stil jetese të ndershëm,” tha një burim.

Hetimi për këtë çështje është duke u zhvilluar dhe pritet të përfundojë në janar. Ai do të përfshijë propozime për rritjen e periudhës së qëndrimit të detyrueshëm në Suedi dhe kërkesën për një “sjellje të ndershme” si parakusht për marrjen e shtetësisë. Demokratët Suedezë (SD) kanë deklaruar se shpresojnë të kufizojnë ndjeshëm numrin e shtetësive të miratuara që nga viti i ardhshëm.

Reforma të reja në pesë fusha

Përveç ndryshimeve për shtetësinë, partitë janë dakordësuar për reforma në pesë fusha kryesore. Masat përfshijnë:

•Shkurtimin e radhëve në kujdesin shëndetësor: Planifikohen investime për të përmirësuar efikasitetin dhe shpejtësinë e shërbimeve.

•Rritjen e prodhimit të energjisë elektrike: Do të ndërmerren hapa për të përforcuar furnizimin me energji, duke adresuar nevojat në rritje të vendit.

•Forcimin e luftës kundër krimit: Investimet në policinë dhe sistemin e drejtësisë do të vazhdojnë, duke synuar reduktimin e kriminalitetit në shoqëri.

Pritet që këto ndryshime të pasqyrohen në politikat e vitit 2024, me fokus të veçantë në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe përmbushjen e angazhimeve të koalicionit qeverisës.

Burimi: https://omni.se/kallor-partierna-har-enats-om-uppdaterat-tidoavtal/a/4BxpKe

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%