Lajme

Asnjë strategji e veçantë kundër dhunës për nderë

todayMarch 7, 2025 8

Background
share close

Dhuna e nderit nuk duhet të trajtohet si një kategori më vete, por të përfshihet në një strategji të përgjithshme kombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Ky është propozimi i hetueses së posaçme Anna Ekstedt, e cila të premten i dorëzoi raportin përfundimtar ministres së barazisë gjinore, Paulina Brandberg.

Ministrja theksoi se pavarësisht rekomandimit për një qasje të bashkuar, është e rëndësishme që masat të mbeten të fokusuara ndaj dhunës dhe shtypjes së lidhur me nderin.

– E rëndësishme është që të kemi veprime konkrete që adresojnë këtë problem dhe të pranojmë veçoritë e tij, deklaroi Brandberg.

Raporti pritet të nxisë debat mbi mënyrën më efektive për të luftuar këtë formë të dhunës dhe për të garantuar mbrojtje për viktimat.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%