Qeveria suedeze arrin marrëveshje për një projekt rrugor gjigant pranë Stokholmit
Qeveria e Suedisë ka arritur një marrëveshje me Rajonin e Stokholmit dhe komunat e përfshira për ndërtimin e projektit “Östlig förbindelse” (Lidhja Lindore), raporton Mitti. Palët kanë nënshkruar një deklaratë qëllimi për projektin, i cili pritet të kushtojë 34 miliardë korona. Ky është një projekt i madh infrastrukture, që përfshin ndërtimin e një tuneli rrugor dhe hekurudhor nën zonën Djurgården. Tuneli do të lidhë pjesën veriore dhe jugore të rajonit […]