admin

2142 Results / Page 123 of 238

Background

Lajme

Gjigandët e ushqimeve që ka rritur më shumë çmimet, Willys del në krye.

Zinxhirët suedezë të supermarketeve pritet të jenë nën vëzhgim muajt e ardhshëm. Këtë e bën të ditur organizata e pavarur Matpriskollen, duke iu referuar uljes së paralajmëruar të TVSH-së për ushqimet, që pritet të hyjë në fuqi këtë pranverë. Por edhe përpara kësaj mase, tregu suedez i ushqimeve po përballet me sfida të reja. Në raportin e fundit të Matpriskollen thuhet se rritja e përgjithshme e çmimeve të ushqimeve në […]

todayOctober 8, 2025 51

Lajme

Komisioni Evropian padit Suedinë për shkelje të rregullave klimatike

Komisioni Evropian ka vendosur të çojë Suedinë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse vendi nuk po i përmbush detyrimet e tij për klimën. Lajmi u bë i ditur në një njoftim për shtyp nga vetë komisioni. Në njoftim thuhet se Komisioni ka vendosur të kërkojë nga Gjykata e BE-së vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Suedisë, sipas Nenit 260 të Traktatit të Bashkimit Evropian. Sipas Komisionit, Suedia ka dështuar të zbatojë […]

todayOctober 8, 2025 89

Lajme

Punime në hekurudhë para pushimeve të vjeshtës

Trafikverket do të kryejë punime të planifikuara në hekurudhë në qarkun e Uppsalës gjatë fundjavës para pushimeve të vjeshtës. Sipas Elin Sarfati nga Trafikverket, punimet do të zhvillohen në Knivsta dhe janë planifikuar prej kohësh. Për këtë arsye, trena që udhëtojnë nga Stokholmi drejt veriut do të duhet të ndjekin një rrugë tjetër, gjë që do të sjellë rritje të kohës së udhëtimit. Kompania e trenave SJ thotë se nuk […]

todayOctober 8, 2025 21

Lajme

Partia e Mjedisit “Miljöpartiet” denoncon ministrat për skandalin e Somalisë

Partia e Mjedisit “Miljöpartiet”  ka bërë një ankesë në Komisionin e Parlamentit (KU) kundër ministrit të Migracionit, Johan Forssell (M), dhe ministrit të Ndihmës, Benjamin Dousa (M), raporton gazeta DN. Ky hap vjen pas zbulimit të javës së kaluar nga Ekot, sipas të cilit qeveria ka riorientuar në fshehtësi fonde ndihme për projekte pranë qeverisë somaleze. Kjo është bërë në këmbim që Somalia të pranojë qytetarët që janë deportuar nga […]

todayOctober 8, 2025 40

Lajme

Kushtëzimi i ndihmës rrit kthimin e emigrantëve nga Suedia

Në një artikull debati në gazetën Expressen, ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), dhe ministri i Ndihmës dhe Tregtisë së Jashtme, Benjamin Dousa (M), shkruajnë për atë që ka arritur koalicioni i Tidöpartierna për të rritur kthimin e personave nga Suedia. Sipas tyre, kushtëzimi i fondeve të ndihmës nga qeveria dhe partia SD ka bërë që numri i personave që kthehen në vendet e tyre të rritet me mbi 60% […]

todayOctober 8, 2025 81

Lajme

Çmimet e ushqimeve në Suedi janë rritur me 27% në tre vjet

Kostoja e ushqimit për familjet suedeze është rritur ndjeshëm. Një shportë ushqimore që tre vite më parë që kushtonte një shumë të caktuar, tani ajo kushtonë 27% më e shtrenjtë, raporton Dagens Industri (DI). Sipas Arturo Arques, ekonomist personal në Swedbank, situata megjithatë mund të jetë duke u përmirësuar. Ai thotë për gazetën se çmimet e ushqimeve u rritën në fillim të vitit, por tani ritmi i rritjes është ngadalësuar […]

todayOctober 8, 2025 31

Lajme

Socialdemokratët duan rregulla më të ashpra për gjuhën suedeze: “Është mirë të ketë kërkesa”

Partia Socialdemokratët (S) në Suedi kërkon që të vendosen rregulla më të rrepta për emigrantët që nuk flasin gjuhën suedeze, raportoi TV4 Nyheterna. Partia ka propozuar edhe më parë që të gjithë të huajt që duan leje të përhershme qëndrimi në Suedi duhet të kalojnë një test të njohurive në gjuhën suedeze. Tani, Lawen Redar, e cila është zëdhënësja e re e partisë për çështjet e integrimit, thotë se kërkesa […]

todayOctober 8, 2025 275

Lajme

Inflacioni në Suedi ra më shumë se sa pritej në shtator

Inflacioni në Suedi ka rënë më shumë se sa kishin parashikuar ekonomistët. Sipas të dhënave të fundit nga SCB (Enti Suedez i Statistikave), norma e inflacionit në shtator ishte 3,1%, krahasuar me 3,2% që ishte në gusht. Ekspertët kishin pritur që inflacioni të qëndronte në të njëjtin nivel prej 3,1%, por të dhënat treguan një rënie më të madhe se parashikimet. Edhe inflacioni pa përfshirë çmimet e energjisë (KPIFXE) u […]

todayOctober 8, 2025 19

Lajme

Kërcënim me vdekje ndaj politikanit të Moderatëve në Göteborg

Axel Josefson, kryetari i grupit të partisë Moderaterna në Göteborg, është përballur me një kërcënim serioz. Sipas gazetës Göteborgs-Posten, në zyrën e partisë në Göteborg, një person i panjohur ka shkruar me bojë fjalët “Vdis Axel” dhe ka thyer një xham në derën hyrëse të ndërtesës. Josefson e ka dënuar ashpër ngjarjen dhe ka thënë për GP se është “plotësisht e papranueshme” të kërcënosh politikanë me vdekje. Ai shtoi se […]

todayOctober 8, 2025 31

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%