Shoferët që nuk mbajnë distancë rrezikojnë patentën
Shumë shoferë në Suedi nuk respektojnë distancën e sigurisë kur janë në rrugë. Një kontroll i bërë nga TV4 dhe policia rrugore në autostradën E6 pranë Helsingborgut tregoi se 34 nga 100 makina po udhëtonin shumë afër njëra-tjetrës, gjë që është e paligjshme dhe e rrezikshme. Policia tha se disa shoferë do ta humbnin menjëherë patentën për këtë shkelje. Përveç heqjes së patentës, ata mund të marrin edhe gjoba të […]