Fatura shumëmilionëshe pas vonesave të trenave Mälartåg
Për shkak të vonesave, kompania Mälartåg ka paguar 54 milionë korona suedeze si kompensim për udhëtarët gjatë dy viteve e gjysmë të fundit. Këtë e raporton P4 Sörmland. Brita Lundkvist, shefe e komunikimit në Mälardalstrafik, e përshkruan shumën si “shumë të konsiderueshme”. Kompania operon me trenat në qarqet e Stokholmit, Södermanlandit, Västmanlandit, Uppsalës, Örebros dhe Östergötlandit.