admin

2116 Results / Page 182 of 236

Background

Lajme

BE miraton ilaçin kundër sëmundjes Skellefteå

Bashkimi Evropian ka miratuar një ilaç për trajtimin e sëmundjes Skellefteå, raporton P4 Västerbotten. Deri tani, për ta marrë këtë ilaç kanë qenë të nevojshme leje dhe licenca të veçanta, por tashmë ai do të jetë më i lehtë për t’u siguruar për pacientët. Sëmundja Skellefteå është një sëmundje e trashëguar që dobëson nervat dhe organet e trupit. Në Suedi, rreth 400 persona vuajnë nga kjo sëmundje, shumica prej tyre […]

todayAugust 1, 2025 29

Lajme

Vonesa në trenat mes Katrineholm dhe Södertälje deri të shtunën

Trafiku i trenave ka nisur sërish pas ndërprerjes që u shkaktua nga rrëzimi i një teli elektrik në linjën kryesore mes Katrineholm dhe Södertälje. Sipas Agjencisë Suedeze të Transportit (Trafikverket), vonesat do të vazhdojnë, sepse vetëm njëra shinë është e hapur. Kjo do të thotë se trenat duhet të kalojnë me radhë në të dy drejtimet. Trafiku pritet të kthehet në normalitet të shtunën në mëngjes, rreth orës 06:00, kur […]

todayAugust 1, 2025 12

Lajme

Shtatë nga dhjetë suedezë duan taksë më të lartë për snusin e bardhë

Një sondazh i ri nga kompania Novus tregon se shumica e suedezëve, rreth 70%, janë pro rritjes së taksës për snusin e bardhë. Studimi është bërë me porosi të organizatës A non smoking generation, që punon për të ulur përdorimin e nikotinës tek të rinjtë. Edhe të rinjtë nga 14 deri në 18 vjeç, të cilët kanë gjithnjë e më shumë akses në produkte me nikotinë, mendojnë se taksa duhet […]

todayAugust 1, 2025 16

Lajme

Falimentimet në Suedi bien ndjeshëm. Sinjal i rimëkëmbjes ekonomike

Numri i kompanive që falimentuan në Suedi ra me 30% gjatë korrikut, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Të dhënat e reja nga UC dhe Creditsafe tregojnë se ky është muaji i katërt rresht me rënie të falimentimeve, një shenjë se ekonomia suedeze mund të jetë në rrugën e rimëkëmbjes. “Parashikimi për ekonominë suedeze është që rikuperimi të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025, dhe […]

todayAugust 1, 2025 30

Lajme

Kristdemokratët: Të mbyllet Zyra e Punësimit, përgjegjësinë ta marrin komunat

Partia Kristdemokrate (KD) propozon që të mbyllet plotësisht Zyra e Punësimit dhe që komunat të marrin përsipër ndihmën për punësim. Këtë e kanë shkruar në një opinion në Svenska Dagbladet dy përfaqësuese të partisë, Camilla Rinaldo Miller dhe Lili André. Sipas tyre, personat që kërkojnë punë sot përballen me: pritje të gjata, sisteme dixhitale të ndërlikuara, dhe pak ndihmë të vërtetë për të gjetur punë. Politikanet e KD-së thonë se, […]

todayJuly 31, 2025 59

Lajme

Qeveria suedeze propozon gjoba për mungesat e paligjshme nga shkolla

Prindërit që nxjerrin fëmijët nga shkolla, për shembull për të shkuar me pushime, mund të gjobiten. Këtë e propozon qeveria, e cila sot ka nisur një hetim për këtë çështje, raporton SR Ekot. “Ne kemi parë raste kur prindërit kërkojnë leje, nuk e marrin, por përsëri i largojnë fëmijët nga shkolla, për të qëndruar në një plazh, për shembull në Tajlandë,” tha ministrja e arsimit, Simona Mohamsson (L). Hetimi do […]

todayJuly 31, 2025 54

Lajme

Ndryshojnë rregullat për lëngjet në avion, por jo në Arlanda

Bashkimi Europian ka miratuar rregulla të reja që lejojnë udhëtarët të marrin deri në dy litra lëngje në bagazhin e dorës gjatë fluturimeve. Megjithatë, në shumë aeroporte nordike, përfshirë Arlanda në Suedi, Landvetter dhe Kastrup në Danimarkë, udhëtarët duhet ende të përdorin shishe të vogla prej 100 mililitrash. Kjo ndodh sepse rregullat e reja vlejnë vetëm për aeroportet që kanë skanerë të veçantë për kontrollin e lëngjeve, dhe këta skanerë […]

todayJuly 31, 2025 86

Lajme

Çmimet e shtëpive ranë në korrik: “Situata është e brishtë”

Çmimi i banesave ra me 2,7% në korrik, sipas treguesit të Danske Bank. “Rënia e vazhdueshme e çmimeve të banesave në korrik tregon se situata është e brishtë,” tha kryeekonomistja Susanne Spector në një njoftim për shtyp. Ishte kryesisht ulja e çmimeve të apartamenteve të mëdha që ndikoi në këtë rënie. Banka thekson gjithashtu se gjatë muajit u shitën vetëm 556 apartamente, ndaj shifrat duhet të interpretohen me kujdes.

todayJuly 31, 2025 35

Lajme

Shumë shoferë zënë parkimin për familje pa pasur fëmijë

Në qendrat tregtare në Lund, shumica e makinave që parkojnë në vendet e rezervuara për familje nuk kanë fare fëmijë me vete. Një vëzhgim i gazetës Sydsvenskan tregoi se 6 nga 10 shoferë që përdorin këto vende nuk janë familje me fëmijë. Disa prej tyre justifikohen duke thënë se kanë nxitim ose se e konsiderojnë veten familje sepse kanë qen me vete. “Kjo më nervozon shumë,” tha një grua që […]

todayJuly 31, 2025 25

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%