Rritet numri i aksidenteve me Skuterat elektrikë. Spitali jep alarmin.
Spitali Universitar në Linköping njofton se gjithnjë e më shumë persona po dërgohen në urgjencë për shkak të aksidenteve me skutera elektrikë. Sipas mjekut përgjegjës, Maciej Wajda, ka raste kur spitali pranon një deri në dy persona në ditë që kanë pësuar lëndime. “Nuk janë vetëm ata që ngasin skuterat që dëmtohen, por edhe kalimtarë të zakonshëm që goditen ose përplasen me ta”, thotë ai. Gjysma e të lënduarve janë […]