Pothuajse një milion ditë VAB më pak në vitin 2025. Po rritet puna nga shtëpia gjatë kujdesit për fëmijët
Numri i ditëve VAB (leje për kujdes ndaj fëmijëve të sëmurë) ka rënë ndjeshëm. Vitin e kaluar u regjistruan 6,5 milionë ditë VAB, krahasuar me 7,3 milionë një vit më parë. Këtë e tregon statistika e re nga Försäkringskassan, Agjencia Suedeze e Sigurimeve Shoqërore. Lajmin e raporton SR Västerbotten. Rënia është më shumë se dhjetë për qind krahasuar me vitin 2024. Sipas Försäkringskassan, disa faktorë mund ta shpjegojnë këtë ulje. […]