admin

2106 Results / Page 213 of 234

Background

Bota & Kuriozitete

Grevë e përgjithshme paralizon Greqinë, kërkohen paga më të larta.

Greqia është paralizuar nga një grevë e madhe, raportojnë disa media. Transporti publik, aeroportet, tragetet, shkollat, gjykatat dhe bankat janë mbyllur të mërkurën për shkak të grevës. Sindikatat që e kanë organizuar protestën kërkojnë rritje pagash, për të përballuar koston e lartë të jetesës në vend. “Po grevojmë për gjëra të qarta. Duam paga më të larta dhe marrëveshje kolektive tani!”, shkruan sindikata GSEE, e cila përfaqëson më shumë se […]

todayApril 9, 2025 16

Lajme

Produktet suedeze nën kufirin e lejuar për mbetjet e pesticideve

Mes lajmeve shqetësuese për kimikatet në ushqim, vjen një lajm i mirë. Analizat tregojnë se shumica e produkteve ushqimore në tregun suedez nuk i kalojnë kufijtë e lejuar për mbetjet e pesticideve. Në mostrat nga ushqimet e kultivuara në Suedi, nuk u gjetën fare mbetje që tejkalojnë kufirin gjatë viteve 2022 dhe 2023. Kjo tregon se trendi pozitiv nga vitet e mëparshme vazhdon, shkruan Autoriteti Suedez i Ushqimit në një […]

todayApril 9, 2025 40

Bota & Kuriozitete

Ipsos: Shumica e amerikanëve kundër taksave ndëshkuese të Donald Trump

Sipas një sondazhi të ri nga Ipsos, i bërë me porosi të agjencisë Reuters, shumica e votuesve amerikanë janë kundër taksave të reja që ka propozuar Donald Trump. 57% e të anketuarve shprehen kundër paketës së madhe të taksave doganore që u prezantua javën e kaluar. Vetëm 39% thonë se e mbështesin presidentin. Kur u pyetën për pasojat e një lufte tregtare, 73% thanë se presin rritje të çmimeve për […]

todayApril 9, 2025 15

Bota & Kuriozitete

SHBA vendos tarifa 104% ndaj Kinës

Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa të reja tregtare ndaj Kinës që nga dita e mërkurë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, për rrjetin televiziv Fox Business. Tarifat do të jenë shumë të larta,  plot 104% dhe do të prekin produkte të ndryshme të importuara nga Kina. Sipas Leavitt, do të ketë edhe një tarifë shtesë që do të hyjë në fuqi nga data […]

todayApril 8, 2025 17

Lajme

Bletërritësit në alarm, Bletët po largohen dhe nuk kthehen më. Mbi 50 bletë-rritës të shqetësuar në Suedi

Bletërritësit suedezë janë të shqetësuar pasi shumë bletë janë larguar nga kosheret gjatë dimrit dhe nuk janë kthyer më. Mbi 50 bletë-rritës kanë raportuar për këtë dukuri, sipas agjencisë së lajmeve TT. Zonat më të prekura janë Skåne dhe Götaland në jug të Suedisë. – Është normale që disa bletë të vdesin brenda në kosheren e tyre gjatë dimrit. Por kur ato largohen vetë dhe vdesin në natyrë, kjo është […]

todayApril 8, 2025 46

Lajme

Suedia s’ka më dobi nga krona dhe mund të kalojë në euro, Norvegjia në të njëjtat hapa.

Suedia po mendon seriozisht të braktisë monedhën e saj kombëtare, kronën, dhe të kalojë në euro gjatë vitit 2025. Kjo ide u hodh fillimisht nga ish-sekretari i shtetit PM Nilsson dhe tani po përkrahet edhe nga ekonomistë në Norvegji. Kryeekonomisti i grupit norvegjez Eika, Jan Ludvig Andreassen, thotë se suedezët e kanë kuptuar se krona nuk u sjell më përfitime dhe se është më mirë të përdorin euron. Sipas tij, […]

todayApril 6, 2025 158

Lajme

Influencerat nën kritika po ndikojnë te shëndeti mendor i vajzave të reja

Organizata suedeze Tjejzonen i bën thirrje influencerave që të marrin përgjegjësi për përmbajtjen që postojnë në rrjetet sociale. Në një shkrim për gazetën Aftonbladet, ata paralajmërojnë se imazhet e trupave shumë të dobët po ndikojnë negativisht te vajzat e reja dhe po nxisin çrregullime në të ngrënë. Në dokumentarin e SVT-së “Smalast vinner” tregohen foto dhe poza që janë të zakonshme në Instagram dhe TikTok – ku trupat me brinjë, […]

todayApril 6, 2025 25

Bota & Kuriozitete

Çmimi i iPhone-it të ri: 22,500 korona

Taksat e reja doganore të vendosura nga Donald Trump pritet të rrisin ndjeshëm kostot për konsumatorët amerikanë. Modeli më i fundit i iPhone pritet të kushtojë rreth 2,300 dollarë, që është e barabartë me 22,500 korona suedeze, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Sipas CNN, disa produkte do të pësojnë rritje të madhe çmimesh pas këtyre tarifave. Në mesin e tyre janë këpucët, lodrat, tabletët dhe veshjet. Për shembull, 70% e […]

todayApril 4, 2025 23

Lajme

Orari i punës më i shkurtër në marrëveshjen e re kolektive për tregtinë

Për herë të parë, sindikata Handels ka arritur të fusë një shkurtim të orarit të punës në marrëveshjen kolektive me organizatën punëdhënëse Svensk Handel. Këtë e bëri të ditur kryetarja e sindikatës, Linda Palmetzhofer, në një konferencë për shtyp mbi marrëveshjen e re dyvjeçare në këtë sektor, sipas agjencisë TT. Përveç shkurtimit të orarit të punës, palët kanë rënë dakord edhe për rritje pagash dhe rregulla të veçanta për pagesën […]

todayApril 4, 2025 67

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%