admin

2166 Results / Page 25 of 241

Background

Informacione për Suedin & Gede Juridik

SHBA pezullon vizat emigruese për shtetasit e disa vendeve, përfshirë Shqipërinë

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se duke filluar nga 21 janari 2026, do të pezullojë përkohësisht lëshimin e vizave emigruese për shtetasit e disa vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë për përdorimin e përfitimeve publike në SHBA. Njoftimi është bërë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Sipas njoftimit, Presidenti Donald Trump ka theksuar se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë […]

todayJanuary 15, 2026 103

Lajme

Suedi: Propozim i ri e bën më të lehtë të mësosh pagën e kolegëve.

Punonjësit pritet ta kenë më të lehtë të mësojnë se sa paguhen kolegët që kanë punë të njëjta ose të barasvlershme. Qeveria ka paraqitur një propozim të ri, i cili bazohet në një direktivë të Bashkimit Evropian për transparencën e pagave, dhe e ka dërguar atë për shqyrtim në Këshillin e Ligjeve (Lagrådet). Ministrja për barazi gjinore, Nina Larsson (L), tha gjatë një konference për shtyp se qëllimi i këtij […]

todayJanuary 15, 2026 391

Lajme

Akulli i rrezikshëm shkakton vërshim pacientësh në urgjencat e Skåne-s

Akulli i papritur të mërkurën në mbrëmje shkaktoi një vërshim të madh pacientësh në repartet e urgjencës në Malmö dhe Lund, raporton gazeta Sydsvenskan. Si pasojë, numri i pacientëve me lëndime në krahë dhe këmbë u rrit me rreth 40%. Në shifra, kjo do të thotë rreth 140 pacientë në vend të 100. Për shkak të situatës, stafi mjekësor u përball me presion të madh. Disa punonjës u detyruan të […]

todayJanuary 15, 2026 16

Lajme

Gati 50 vepra penale do të kenë dënime më të ashpra

Shkallët e dënimit për pothuajse 50 vepra të ndryshme penale pritet të ashpërsohen. Këtë e mëson agjencia suedeze e lajmeve TT. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është se përdhunimet dhe nqs përsëritet do të mund të dënohen me burgim të përjetshëm. Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer (M), së bashku me partitë e tjera të marrëveshjes Tidö, kanë thirrur një konferencë për shtyp sot pasdite në orën 15:30. Sipas tyre, […]

todayJanuary 15, 2026 40

Lajme

Mungesa e mishit të viçit mund të zgjasë deri në katër vjet

Shumë dyqane suedeze kanë pasur ditët e fundit shporta bosh me mish viçi të grirë dhe disa pjesë të tjera mishi. Arsyet lokale mund të jenë moti i keq dhe problemet në transport, por arsyeja kryesore është mungesa e lopëve për një kohë të gjatë. Këtë e shkruan gazeta DN. Isabel Moretti, drejtoreshë ekzekutive e organizatës së industrisë së mishit, Svenskt Kött, thotë: “Mot i keq mund të krijojë shqetësime […]

todayJanuary 15, 2026 41

Lajme

Editorialet e ndara pas debatit të liderëve të partive: nga errësira te shpresa për të ardhmen

Faqet editoriale në Suedi kanë reaguar ndryshe pas debatit të djeshëm mes liderëve të partive politike. Mendimet janë të ndara për atë se çfarë ishte më e rëndësishme dhe çfarë mesazhi përcolli debati. Susanne Nyström nga gazeta Dagens Nyheter thotë se në debat u vu re një ndryshim i qartë në ton. Sipas saj, politikanët u larguan nga përshkrimi i një gjendjeje të zymtë të vendit dhe filluan të flasin […]

todayJanuary 15, 2026 48

Lajme

Çmimet e ushqimeve u rritën, kastraveci dhe kafeja ndër arsyet kryesore.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 3,7% në muajin dhjetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo rritje ka ndikuar drejtpërdrejt që inflacioni, i matur sipas indeksit KPIF, të arrijë në nivelin 2,1%. Sipas të dhënave, rritja e çmimeve është nxitur kryesisht nga çmimet më të larta të disa produkteve të përditshme. Ndër to janë kastraveci, kakaoja dhe pijet me çokollatë, kafeja, si dhe […]

todayJanuary 15, 2026 53

Lajme

Papunësia bie në nivelin më të ulët që nga pranvera e vitit 2024

Papunësia në Suedi ka rënë në 6,8% dhe ka arritur nivelin më të ulët që nga pranvera e vitit 2024. Sipas të dhënave më të fundit, në muajin dhjetor ka pasur një rënie të fortë të njoftimeve për pushime nga puna. Gjatë dhjetorit, numri i personave të paralajmëruar për pushim nga puna ishte rreth 2 900, që është shumë më pak krahasuar me muajt e mëparshëm. Kjo tregon një përmirësim […]

todayJanuary 15, 2026 135

Lajme

Socialdemokratët ndryshojnë qëndrim, mbështesin heqjen e shtetësisë për krerët e bandave.

Socialdemokratët kanë ndryshuar qëndrim dhe tani mbështesin propozimin e partive të Marrëveshjes Tidö për të ndryshuar Kushtetutën e Suedisë, në mënyrë që shtetësia t’u hiqet drejtuesve të bandave kriminale. Lajmi raportohet nga Radio Suedia Ekot. Edhe më herët, Socialdemokratët kanë qenë pro heqjes së shtetësisë për krerët e bandave. Megjithatë, kur kjo çështje u trajtua në komisionin kushtetues, partia votoi kundër një formulimi që parashikonte se edhe personat që kërcënojnë […]

todayJanuary 15, 2026 64

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%