Tre ton kokainë të sekuestruara në Helsingborg
Dogana në Helsingborg ka sekuestruar të hënën rreth tre ton kokainë, raportojnë mediat lokale. Droga u gjet në një kontejner që vinte nga një vend i Amerikës Latine. Sipas gazetës Sydsvenskan, vlera e drogës në tregun e rrugës është mes dy dhe tre miliardë koronash suedeze. Një burim i tha gazetës se ka shumë të ngjarë që ky të jetë sekuestrimi më i madh i kokainës ndonjëherë në Suedi.