admin

2164 Results / Page 35 of 241

Background

Lajme

Editoriale: Partitë duhet të kuptojnë vlerën e unitetit

Në faqet e editorialit të sotëm diskutohen tema të rëndësishme si dallimet politike, punëtorët që humbasin jetën në punë dhe librat shkollorë. Frida Wallnor, në Dagens industri, shkruan se dallimet politike midis partive nuk janë aq të mëdha sa thonë politikanët dhe nuk duhet ekzagjeruar. Ajo thekson se nuk duhet të lindin konflikte për çështje ku partitë në fakt janë të pajtura. “Imagjinoni sikur partitë të mund të kuptonin vlerën […]

todayJanuary 7, 2026 12

Lajme

SMHI paralajmëron: Borë e madhe dhe paralajmërim portokalli në Hudiksvall

Autoriteti meteorologjik suedez, SMHI, ka lëshuar një paralajmërim portokalli për reshje të dendura bore. Këtë herë paralajmërimi vlen për zonën midis Hudiksvall dhe Sundsvall. Paralajmërimi është në fuqi sot nga ora 12:00 deri në 23:00. SMHI thotë se stuhi të forta bore do të sjellin sasi të mëdha bore brenda pak orësh. Priten rreth 25–40 centimetra borë, që do ta bëjë lëvizjen në këtë zonë të vështirë. Autoritetet paralajmërojnë banorët […]

todayJanuary 7, 2026 13

Lajme

Indikator: Tre parti nën pragun zgjedhor në dhjetor

Sipas matjes së fundit të opinionit nga Indikator/Sveriges Radio për muajin dhjetor, tre parti politike rezultojnë nën pragun zgjedhor për të hyrë në Parlamentin suedez (Riksdag). Partia e Qendrës (Centerpartiet) dhe Demokratët e Krishterë (Kristdemokraterna) kanë rënie të mbështetjes dhe bien të dyja nën pragun prej 4%. Partia e Qendrës merr 3,8%, ndërsa Demokratët e Krishterë 3,9%. Rënia e Partisë së Qendrës ka qenë e vazhdueshme që nga largimi i […]

todayJanuary 7, 2026 35

Lajme

Stuhi e re bore po vjen, paralajmërim portokalli në Goteborg.

Një valë e re reshjesh bore pritet të godasë Suedinë të mërkurën. Sipas agjencisë TT, bora do të përfshijë jugun dhe pjesën qendrore të vendit. Moti i keq pritet të shkaktojë sërish probleme në trafik, edhe pse ndikimi nuk pritet të jetë aq i rëndë sa gjatë stuhive të mëparshme Johannes dhe Anna. Gjatë mëngjesit, Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI) ka lëshuar një paralajmërim portokalli për Goteborgun dhe […]

todayJanuary 7, 2026 67

Lajme

Paralajmërim për rritje të çmimeve të ushqimit pas uljes së TVSH-së

Gjatë vitit të kaluar, çmimet e ushqimeve u rritën me 3,1%. Rritja u vu re kryesisht në fillim të vitit 2025. Kjo situatë vazhdoi derisa kompanitë e mëdha të tregtisë së ushqimeve u thirrën në takim nga qeveria. Pas këtij takimi, rritja e çmimeve u ndal, shkruan gazeta Dagens Nyheter (DN). Nga muaji prill, TVSH-ja për ushqimet do të ulet përgjysmë, nga niveli aktual në 6%. Qëllimi i kësaj mase […]

todayJanuary 7, 2026 33

Lajme

Pothuajse i gjithë transporti publik në Goteborg ndalet nga bora: “Probleme shumë të mëdha”

Pothuajse e gjithë trafiku i autobusëve dhe tramvajeve në Goteborg është ndalur për shkak të reshjeve të dendura të borës gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit. Lajmi raportohet nga gazeta suedeze Aftonbladet. Sipas Västtrafik, situata është veçanërisht e vështirë në qendër të qytetit. “ Sidomos në Goteborgun qendror kemi probleme shumë të mëdha me qarkullimin”, thotë Kristian Lans, përgjegjës për komunikimin me media në Västtrafik. Ai u bën […]

todayJanuary 7, 2026 26

Lajme

Försäkringskassan: Ndryshimet më të rëndësishme që hyjnë në fuqi në vitin 2026

Nga fillimi i vitit 2026 kanë hyrë në fuqi disa ligje dhe rregulla të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurimet shoqërore në Suedi. Ndryshimet prekin ndihmën për strehim, kujdesin dentar, moshën e pensionit, të drejtën për VAB dhe taksimin e personave me sëmundje ose aftësi të kufizuar. Sipas Försäkringskassan, këto rregulla të reja prekin familjet me fëmijë, të moshuarit dhe personat që marrin përfitime. Rritet ndihma për strehim për familjet […]

todayJanuary 6, 2026 983

Lajme

Policia paralajmëron: Xhamat e papastruar nga akulli mund të sjellin humbjen e patentës

Policia suedeze paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të pastrojnë mirë xhamat e makinës nga akulli dhe bora, pasi përndryshe rrezikojnë gjoba dhe madje edhe heqjen e patentës së drejtimit. Të hënën, policia e Uppsalës njoftoi në faqen e saj zyrtare se një burri i ishte marrë patenta sepse nuk kishte pastruar siç duhet xhamat e makinës. Sipas policisë, dukshmëria ishte aq e dobët saqë drejtimi i mjetit u konsiderua i […]

todayJanuary 6, 2026 29

Lajme

Administrata Tatimore: Shiko që tani nëse ke tatim për t’u paguar apo rikthim të tatimit.

Tani mund të shikosh nëse do të marrësh rikthim të tatimit këtë pranverë apo nëse rrezikon të paguash tatim shtesë. Duke hyrë në “Mina Sidor” të Administratës Tatimore “Skateverkett”, mund të marrësh një pamje të hershme të tatimit tënd. “Është shumë e dobishme të kontrollosh tatimin që tani,” thotë Emelie Köhn, koordinator i deklarimeve në Administratën Tatimore. Pse është e rëndësishme të kontrollosh tatimin herët? Kush pret për të kontrolluar […]

todayJanuary 6, 2026 969

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%