admin

1561 Results / Page 5 of 174

Background

Lajme

Fëmijët humbin kur ndalet festa e Shën Lucias, shkruajnë editorialet suedeze

Të martën, editorialet kryesore në Suedi u fokusuan në tema të brendshme. Lisa Magnusson nga Dagens Nyheter (DN) shkruan se shumë çerdhe dhe kopshte nuk i ftojnë më prindërit në festimet e Shën Lucias. Ajo kritikon këtë ndryshim dhe thotë se në këtë mënyrë janë fëmijët ata që pësojnë. Sipas saj, të vegjlit e duan shumë festën dhe duan t’u tregojnë prindërve çfarë kanë mësuar. “Shumica e fëmijëve e adhurojnë […]

todayDecember 2, 2025 45

Lajme

Çmimet e banesave ranë në nëntor, trendi afatgjatë mbetet pozitiv.

Çmimet e banesave në Suedi ranë gjatë muajit nëntor, ndërsa numri i shitjeve u ul ndjeshëm. Të dhënat vijnë nga raporti mujor i SBAB dhe Booli. Sipas kryeekonomistit të SBAB, Robert Boije, rënia e çmimeve në nëntor është normale për këtë periudhë të vitit. Megjithatë, ai thotë se prapë shihen shenja pozitive në zhvillimin afatgjatë të tregut. “Çmimet ranë si zakonisht në nëntor, por trendi i përgjithshëm është më i […]

todayDecember 2, 2025 23

Lajme

Kushtet e reja për banorët e apartamenteve me pronësi të përbashkët, propozimet janë në tavolinë.

Qeveria suedeze ka marrë një raport me propozime të reja që synojnë të rrisin sigurinë për banorët e apartamenteve me pronësi të përbashkët. Rritja e sigurisë Propozimet janë pjesë e një hetimi që qeveria nisi gjatë verës. Ai synon të parandalojë aktivitet kriminal në lidhje me apartamentet me pronësi të përbashkët. Sipas qeverisë, raporti përmban propozime që u japin shoqatave të pronësisë të drejtën për të përjashtuar banorët që kryejnë […]

todayDecember 1, 2025 44

Lajme

Të enjten pritet lajm i gëzuar për familjet, më shumë para në portofol.

Të enjten pritet një lajm i rëndësishëm për ekonominë e familjeve suedeze. Shumë familje kanë pasur vështirësi me ekonominë gjatë viteve të fundit, kryesisht për shkak të inflacionit. Por tani duket se mund të vijë një lajm i gëzuar. Inflacioni pritet të ulet Të enjten në orën 08:00, Agjencia Suedeze e Statistikave “SCB” do të publikojë të dhënat për inflacionin e nëntorit. Sipas gazetës SvD, pritet që të jenë lajme […]

todayDecember 1, 2025 134

Lajme

Ndryshime në tarifat e Transportstyrelsen, çfarë duhet të dinë pronarët e makinave së Suedi.

Transportstyrelsen ka vendosur tarifat për vitin 2026. Shumë nga ndryshimet prekin kryesisht trafikun profesional, por një nga rritjet e tarifave do të ndikojë tek shumica e pronarëve privatë të makinave. Qëllimi i rritjeve është të sigurohet një ekuilibër ekonomik brenda agjensisë. “Vitete e fundit kemi punuar intensivisht për të arritur ekuilibrin financiar deri në vitin 2028, dhe tani duket se po afrohemi,” tha Helen Hellman, shefe e financave në Transportstyrelsen. […]

todayDecember 1, 2025 55

Lajme

Ingves: Suedia po bie gjithnjë e më shumë në sy, është koha të futet euro.

Ish-guvernatori i Riksbankës, Stefan Ingves, thotë se ka shumë arsye pse Suedia duhet të adoptojë euron. Sipas tij, vendi do të përfitonte nga anëtarësimi në unionin monetar, shkruan DI. Ingves shpjegon se Suedia mbështetet shumë te eksporti dhe se, nëse dëshiron të ruajë standardin e jetesës, duhet të jetë pjesë e eurozonës dhe të marrë pjesë në vendimet që merren atje. Raporti “Koha për euron” u paraqit të hënën, dhe […]

todayDecember 1, 2025 158 1

Lajme

Ekonomistët kritikojnë idenë për kurs këmbimi 11 krona për një euro

Deklarata e ish-guvernatorit të Riksbankës, Stefan Ingves, se Suedia duhet të kalojë në euro me një kurs këmbimi prej 11 kronash për një euro, ka shkaktuar debat dhe kritika. Robert Bergqvist, ekonomist i lartë në SEB, shkroi në X se një kurs i tillë “duket krejtësisht i gabuar” dhe se është “plotësisht jashtë logjikës” që krona të lidhej me euron në këtë nivel, në rast se Suedia vendos të adoptojë […]

todayDecember 1, 2025 48

Lajme

Kritikë e fortë ndaj Försäkringskassan: Mbështetja u ul pa paralajmërim

Që nga 1 tetori, Försäkringskassan ka filluar të ulë mbështetjen e aktiviteteve për personat e papunë. Shumë njerëz po kritikojnë institucionin, sepse thonë se nuk kanë marrë informacion të qartë për ndryshimet, shkruan Aftonbladet. Gazeta ka biseduar me Paul Schmidt, i cili është i papunë. Ai tregon se mbështetja e tij u ul papritmas me 3 000 krona, pa asnjë njoftim paraprak. Një punonjës i një prej a-kassave më të […]

todayDecember 1, 2025 47

Lajme

Qeveria suedeze propozon ndryshime në LVU.

Qeveria e Suedisë njoftoi sot se dëshiron të ndryshojë ligjin për kujdesin e të miturve, të quajtur LVU. Sipas propozimit të ri, lidhja që një fëmijë ka krijuar me familjen kujdestare duhet të ketë më shumë rëndësi në vendimet për vendosjen e tij. Aktualisht, në ligj peshohet më shumë e drejta e prindërve biologjikë. Kryeministri Ulf Kristersson tha se me këtë ndryshim nuk do të lejohet që një fëmijë të […]

todayDecember 1, 2025 67

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%