Kartat e votimit do të dërgohen digjitalisht në zgjedhjet e vitit 2026
Në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen në vitin 2026, kartat e votimit do të dërgohen në formë digjitale për të gjithë qytetarët që kanë kuti postare digjitale. Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Zgjedhor i Suedisë (Valmyndigheten) në një njoftim për shtyp. Sipas Anna Nyqvist, shefe e sekretariatit në këtë institucion, pritet që rreth gjashtë milionë votues t’i marrin kartat e tyre të votimit në këtë mënyrë […]