admin

1682 Results / Page 76 of 187

Background

Lajme

Raport i ri: Më shumë bishtajore mund të shpëtojnë 40 mijë jetë çdo ditë

Një dietë fleksitariane, që përfshin më shumë drithëra , arra ose “kikirika të ndeyshme” dhe bishtajore, si dhe sasi të moderuara peshku, qumështi dhe mishi, mund të parandalojë mbi 41 mijë vdekje të parakohshme çdo ditë dhe të ulë ndikimin e njeriut në klimë në nivel global. Kështu raporton CNN, duke iu referuar një studimi të ri. Raporti tregon se bëhet fjalë për vlerësimin shkencor më të madh në botë […]

todayOctober 5, 2025 27

Lajme

Shefja e Policisë Suedeze kërkon 10 mijë policë të rinj

Suedisë i duhen të paktën edhe 10 mijë policë të tjerë për të arritur mesataren e Bashkimit Europian në raport me numrin e policëve për banorë. Kështu deklaroi shefja e Policisë Kombëtare, Petra Lundh, në një intervistë për agjencinë TT. “Sot jemi shumë poshtë mesatares së BE-së,” tha Lundh. Aktualisht, Suedia ka një dendësi policore prej 237 policësh për çdo 100 mijë banorë. Qeveria ka si synim ta rrisë këtë […]

todayOctober 5, 2025 48

Lajme

Gomat dimërore që triumfoi në testet suedeze

Një gomë dimërore ka dalë fituese në të gjitha testet e mëdha të këtij viti në Suedi. Herë pas here në podium, ajo ka treguar se përballon më mirë borën dhe akullin se të gjitha konkurrentet. Bëhet fjalë për Continental VikingContact 8, e cila ka impresionuar në të gjitha testet kryesore dhe ka konfirmuar pozicionin e saj si një nga gomat më të forta në treg. Portali suedez Carup më […]

todayOctober 5, 2025 75

Lajme

Forssell: Suedia shembull për vendet që duan të kufizojnë emigracionin

Ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell (M), po merr pjesë në një takim të ministrave të emigracionit nga tetë vende evropiane, i mbajtur sot në Mynih, Gjermani. Tema kryesore e takimit është diskutimi i rregullave më të rrepta për emigracionin brenda Bashkimit Evropian. Një nga çështjet kryesore që do të diskutohet është deportimi i emigrantëve që kanë marrë refuzim për azil dhe që vendet e tyre nuk i pranojnë. Diskutimi […]

todayOctober 4, 2025 42

Lajme

Ligj i ri në Suedi? Shoferët mund të lejohen të kalojnë me 20 km/orë më shumë gjatë parakalimit

Një propozim i ri në Parlamentin suedez kërkon të ndryshojë rregullat e trafikut dhe të bëjë të lejuar tejkalimin e kufirit të shpejtësisë me deri në 20 kilometra në orë gjatë parakalimeve. Qëllimi i këtij ligji është të rritet siguria në rrugë. Deputeti Robert Stenkvist (SD), që ka paraqitur mocionin, shpjegon se shumë aksidente ndodhin kur një shofer përpiqet të kalojë një mjet të madh, si një rimorkio apo një […]

todayOctober 4, 2025 68

Lajme

Stuhia Amy shkakton kaos në trafikun e jugut të Suedisë

Stuhia e fuqishme Amy ka shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor në shumë zona të jugut të Suedisë. Në Skåne, Halland dhe Västra Götaland, era e fortë ka rrëzuar shumë pemë që kanë bllokuar rrugët kryesore. Situata është e vështirë edhe në Sörmland, Stokholm dhe Bergslagen, ku erërat e forta kanë sjellë pengesa të tjera në trafik. Në autostradën E4 pranë Vagnhärad, trafiku u ndalua gjatë mesditës për shkak […]

todayOctober 4, 2025 26

Lajme

Svantesson: Kufiri i ndihmave sociale ndihmon emigrantet të fillojnë punë

Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson (M), i ka hedhur poshtë kritikat ndaj kufirit të ndihmave sociale që qeveria po propozon. Ajo ka punuar fort për këtë reformë dhe e quan atë “fëmija i saj” në një intervistë për gazetën SvD. Sipas reformës, ndihmat sociale do të ulen, sidomos për familjet e mëdha me fëmijë. Një nga qëllimet kryesore është që më shumë gra emigrante të largohen nga ndihmat “pasive” dhe […]

todayOctober 4, 2025 35

Lajme

Stuhia Amy përfshin Norvegjinë, 100,000 familje pa energji elektrike.

Stuhia Amy ka mbërritur në Norvegji me forcë dhe po shkakton dëme serioze. Mbi 100,000 familje janë pa energji elektrike në të gjithë vendin. Në disa zona të Vestfold dhe Telemark, pritet të bjerë deri në 100 milimetra shi brenda vetëm 12 orëve. Autoritetet thonë se Amy mund të bëhet stuhia më e madhe dhe më shkatërruese në 25 vitet e fundit. Janë dhënë paralajmërime për shi, erë të fortë […]

todayOctober 4, 2025 26

Lajme

Stuhia Amy godet Norvegjinë. Çati të rrëzuara dhe dëme të shumta.

Norvegjinë e ka goditur stuhia e fuqishme Amy, duke shkaktuar dëme të mëdha në shumë rajone të vendit. Meteorologët paralajmërojnë për shi të dendur, erëra të forta dhe rrëshqitje dheu. Në disa zona të Vestfold dhe Telemark, pritet të bien deri në 100 milimetra shi brenda 12 orësh. Sipas Institutit Norvegjez të Motit, ekuivalenti i SMHI-së në Suedi, Amy mund të jetë stuhia më e madhe dhe më shkatërruese në […]

todayOctober 4, 2025 30

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%