admin

1681 Results / Page 79 of 187

Background

Lajme

Goditja e vjeshtës, energjia elektrike dyfish më e shtrenjtë.

Këtë vjeshtë, familjet dhe bizneset në Suedi duhet të llogarisin me fatura më të larta të energjisë. Kompania energjetike Bixia parashikon se çmimet e energjisë elektrike do të pothuajse dyfishohen krahasuar me vjeshtën e kaluar. Sipas vlerësimeve, çmimi mesatar për periudhën shtator–nëntor do të jetë pak më poshtë se 50 öre për kilovat-orë, ndërsa në vjeshtën e vitit 2024 ishte vetëm 30 öre. Arsyeja kryesore, sipas Bixia, është prodhimi më […]

todayOctober 1, 2025 26

Lajme

Komisioni i Produktivitetit: Suedisë i duhen më shumë masa për rritjen ekonomike

Suedia ka kushte të mira për të forcuar rritjen e produktivitetit si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik. Por në disa fusha ka probleme serioze që kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Këtë e theksojnë përfaqësues të Komisionit të Produktivitetit të qeverisë në një shkrim të botuar në DN Debatt. Komisioni ka identifikuar 11 fusha ku Suedia duhet të bëjë më shumë. Midis tyre përmenden tregu i punës, politika klimatike […]

todayOctober 1, 2025 20

Lajme

Falimentimet bien, por rriten ndjeshëm në tregtinë me pakicë

Numri i falimentimeve në Suedi ka shënuar rënie, sipas të dhënave më të fundit nga kompania e informacionit kreditor UC, raporton agjencia TT. Vetëm në muajin shtator, falimentimet kanë rënë me 3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Megjithatë, situata nuk është e njëjtë në të gjitha sektorët. Të dhënat tregojnë se falimentimet në tregtinë me pakicë janë rritur me 28%, ndërsa në sektorin e hoteleve dhe […]

todayOctober 1, 2025 19

Lajme

Rregulla të reja në BE për makinat nga viti 2026

Nga viti 2026, për të gjithë shoferët në vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Suedinë, hyjnë në fuqi rregulla të reja që ndryshojnë mënyrën si prodhohen, përdoren dhe kontrollohen makinat. Ndryshimet prekin emetimet (Ndotjen), bateritë, sigurinë dhe transportet. Euro 7 – standard i ri për emetimet Më 29 nëntor 2026 hyn në fuqi norma e re Euro 7 për të gjitha modelet e reja të makinave dhe automjetet e lehta […]

todaySeptember 30, 2025 79

Lajme

SJ: Nesër dalin në shitje biletat e trenave për Krishtlindje.

Nesër, më 1 tetor, kompania hekurudhore SJ dalin në shitje të gjitha biletat e trenave për javët e Krishtlindjeve. Peter Kramérus, strateg i komunikimit në SJ, i tha agjencisë TT se kompania është mirë e përgatitur për këtë moment. ”Ne kemi mësuar nga shitjet e hershme  të biletave”,  tha ai. Në vitet e kaluara, biletat për Krishtlindje ka shkaktuar kaos, me ngatarresa në rezervime  dhe me faqen e internetit që […]

todaySeptember 30, 2025 39

Lajme

Suedi planifikon Qendër Kombëtare ID për të luftuar mashtrimet me identitet

Për të ndalur keqpërdorimin e identitetit dhe krimet e lidhura me të, Administrata Tatimore e Suedisë (Skatteverket), së bashku me Policinë Kombëtare, Agjencinë e Migracionit dhe Qendrën e Shërbimeve Shtetërore, po propozojnë ngritjen e një Qendre Kombëtare ID. Ky propozim është pjesë e një detyre që qeveria suedeze i kishte ngarkuar Skatteverket, e cila u përfundua dhe u paraqit sot. Qëllimi i projektit Skatteverket ka udhëhequr këtë punë me qëllim […]

todaySeptember 30, 2025 28

Lajme

Qeveria planifikon të heqë lejet e përhershme të qëndrimit, Shoqata e Avokatëve paralajmëron se mund të shkelë Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.

Ministri i Migracionit Johan Forssell (M) dëshiron ndryshime të mëdha në politikën suedeze të emigracionit. Qeveria ka marrë një propozim të ri që lejon heqjen e lejeve të qëndrimit të përhershme. Ky plan ka ngjallur shumë kritika dhe Shoqata e Avokatëve paralajmëron se mund të shkelë Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Një leje qëndrimi e përhershme do të thotë se Suedia garanton: “Këtu mund të jetosh dhe të jesh […]

todaySeptember 30, 2025 786 1

Lajme

Shërbimet elektronike të ndërlikuara në kujdesin shëndetësor mund të jenë të paligjshme

Shumë suedezë po hasin vështirësi me shërbimet elektronike të kujdesit shëndetësor. Sipas një raporti të Fondacionit të Internetit, pothuajse një në katër persona ka shmangur rezervimin e vizitave tek mjeku për shkak të aplikacioneve dhe platformave të ndërlikuara. Personat e lindur jashtë Suedisë dhe ata me aftësi të kufizuara preken më shumë nga këto probleme me shërbimet elektronike. Malin Ekman Aldén, drejtoreshë e Autoritetit për Pjesëmarrje, thotë se kjo mund […]

todaySeptember 30, 2025 21

Lajme

Shikohet si krim përdorimi i IPTV-së ilegale në Suedi

Qeveria po shqyrton të bëjë të dënueshme shikimin e IPTV-së ilegale. Hetuesja Eva Bergquist ka propozuar këtë masë në një shtesë të hetimit për filmin, që iu dorëzua ministrit të Kulturës, Parisa Liljestrand (M), të martën. Ministrja Liljestrand tha: “Paratë që duhet të shkojnë tek krijuesit e kulturës dhe organizatat sportive përfundojnë drejtpërdrejt në xhepat e kriminelëve.” Hetimi sugjeron që ligji për ndalimin e pajisjeve dekodues të rishkruhet, në mënyrë […]

todaySeptember 30, 2025 77

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%